• e martë, 25 qershor 2024

Demiri e prezantoi platformën për aktivitetet diplomatike si ambasador i ri në Zvicër

Demiri e prezantoi platformën për aktivitetet diplomatike si ambasador i ri në Zvicër

Shkup, 14 qershor 2023 (MIA) - Ambasadori i ri në Konfederatën e Zvicrës, Rexhep Demiri sot para Komisionit kuvendor për politikë të jashtme e prezantoi platformën për aktivitetet diplomatike.

Demiri e theksoi bashkëpunimin bilateral të vendit me Konfederatën e Zvicrës, si dhe rolin e Zvicrës në Evropë dhe më gjerë në botë si shtet i suksesshëm.

"Në raportet bilaterale dhe bashkëpunimin mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës kompinenti ekonomik është me interes të veçantë për të dy vendet. Bashkëpunimi ekonomik me Zvicrën po zhvillohet kryesisht në sferën e bashkëpunimit teknik dhe zhvillimor. Duke e pasur parasysh shkallën e lartë të zhvillimit të ekonomisë zvicerane, ka hapësirë për përmirësim të bashkëpunimit, si në planin për rritje të këmbimit regtar, ashtu edhe në pikëpamje të rritjes së prurjeve të investimeve zvicerane", theksoi Demiri.

Para Demirit, edhe Goran Milevski dhe Edmond Ademi i prezantuan platformat e tyre për aktivitetet diplomatike si ambasadorë të rinj në Republikën e Sllovenisë, përkatësosht në Mbretërinë e Spanjës. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR