• e martë, 04 mars 2025

De Kersmaker: BE-ja mbetet e përkushtuar në mbështetjen e palëkundur të miqve tanë në Ukrainë

De Kersmaker: BE-ja mbetet e përkushtuar në mbështetjen e palëkundur të miqve tanë në Ukrainë

Bruksel, 4 mars 2025 (MIA) - Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar në mbështetjen ndaj Ukrainës, e cila ka nevojë për mbrojtje dhe në këtë kontekst, propozimi që kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen e prezantoi mëngjesin e sotëm është shumë i rëndësishëm, deklaroi sot zëvendës-zëdhënësi kryesor i KE-së, Stefan de Kersmaker.

"Ajo që mendoj se mbetet jashtëzakonisht e rëndësishme është mbështetja e palëkundur e Bashkimit Evropian për miqtë tanë në Ukrainë", deklaroi De Kersmaker në përgjigje të pyetjes së një gazetari në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Donald Tramp për të pezulluar ndihmën për Ukrainën.

De Kersmaker theksoi se Komisioni Evropian nuk do ta komentojë këtë vendim, duke theksuar vetëm se SHBA-ja mbetet aleate të BE-së.

Në pyetjen nëse BE-ja do të ketë mundësi ta kompensojë mungesën në mbështetje të Ukrainës që do të shkatkohet me ndërprerjen e ndihmës amerikane, De Kersmaker, pa dhënë përgjigje specifike, theksoi se në letrën që Fon der Lajen ua la dëlrguar liderëve të vendeve-anëtare të BE-së me Propozimin-planin për riarmatimin e Evropës, ajo bën thirrje për akordim më të madh të shpenzimeve të zgjedhura, shpenzimin më të mirë dhe konsumin e përbashkët në fushën e mbrojtjes, për çka do të bisedohet në Samitin e Unionit të enjten.

Në pyetjen se çfarë po ndodh me iniciativën e Përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kalas për mbështetjen e mbrojtjes ndaj Ukrainës, zëdhënësi i Komisionit Evropian, Anuar El Anuni, theksoi se qëllimi i këtij propozimi është që të ofrojë sa më shumë municion për vendin në afat të shkurtër.

"Ajo që mund të them është se në Këshillin e fundit për punë të jashtme është shprehur mbështetja politike për iniciativën dhe se kjo çështje mbetet temë e diskutimit intensiv para Këshillit Evropian", shtoi El Anuni. mb/

Foto: skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR