• e hënë, 23 dhjetor 2024

Danimarka ka konfirmuar se Ukraina mund të përdorë aeroplanë luftarakë "F-16" kundër objektivave ushtarake në Rusi

Danimarka ka konfirmuar se Ukraina mund të përdorë aeroplanë luftarakë

 Kopenhagë, 30 maj 2024 (MIA) - Danimarka e ka konfirmuar lejen e saj që aeroplanët luftarakë "F-16" që ia ka dhuruar Ukrainës, të mund të sulmojnë objektiva ushtarake në territorin rus, deklaroi sot shefi i diplomacisë daneze, Lars Loke Rasmuseni, i  cituar nga Ukrinformi.

 Rasmunseni deklaroi se që nga fillimi i procesit të vendimmarrjes për aeroplanin "F-16" për Ukrainën, Danimarka e ka ditur se këto aeroplanë dhe kapacitetet e tjera ishin dhuruar për mbrojtjen e vendit dhe se mund t'i përdorë kundër objektivave ushtarake ruse, përfshirë edhe në territorin rus.

Rasmuseni këtë e deklaroi  para takimit të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel. 

 "Përgjigjja e shkurtër është 'po'. Ky nuk është një pozicion i ri, është pjesë e kontributit tonë. Kur  biseduam për këtë me komisionin tonë të punëve të jashtme në Parlamentin danez, që në fillim e bëmë shumë të qartë se kjo është pjesë e mbrojtjes, e cila ndoshta do të përfshijë sulme ndaj objekteve ushtarake në territorin rus", theksoi ministri danez.

 Danimarka planifikon që këtë verë t'i sigurojë aeroplanët e parë luftarakë "F-16", dhe Holanda paralajmëron më vonë - në vjeshtë, kujtoi Ukrinformi.

 Kopenhaga është një nga nismëtarët e të ashtuquajturit koalicioni i aviacionit për Ukrainën.

 Danimarka pikërisht para dy javëve njoftoi një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën në shumën prej 750 milionë euro. Paketa do të forcojë potencialin ajror dhe artilerik të Ukrainës. Ky vend po shqyrton gjithashtu mundësinë e investimit në industrinë ushtarake të Ukrainës.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR