• e martë, 18 qershor 2024

Dalja në votime në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale deri në orën 18:30 është 48,46 për qind

Dalja në votime në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale deri në orën 18:30 është 48,46 për qind

Shkup, 24 prill 2024 (MIA) - Dalja e votuesve deri në orën 18:30 nga të dhënat e përpunuara nga 3.174 vendvotime është 48,46 për qind, përkatësisht në zgjedhje kanë dalë 801.074 votues.

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Aleksandar Dashtevski ka bërë të ditur se dalja më e madhe ka qenë në Novaci, ku kanë votuar 71,07 persona, ndërsa më e ulët në Qendër Zhupë 16,90 për qind.

"Votimi kaloi në mënyrë të qetë dhe pa incidente të mëdha në vendet e votimit", deklaroi Dashtevski.

Votim shtesë do të ketë në një vend në Demir Hisar, Likovë, Mogillë dhe Dellçevë.

Janë pranuar 134 ankesa të qytetarëve për të drejtën e votës, por në linjën telefonike falas të KSHZ-së ka pasur 10 paraqitje të qytetarëve, ndërsa si video thirrje ka pasur nga tetë persona me dëgjim të dëmtuar.

Në tri vende në Kumanovë është ndërprerë votimi dhe ato janë mbyllur. Siç sqaroi kryetari i KSHZ-së, nëse rezultatet e këtyre vendvotimeve kanë ndikim në rezultatin përfundimtar do të ketë rivotim. 

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR