• e premte, 10 janar 2025

Buskets vendosi të largohet nga Barcelona

Buskets vendosi të largohet nga Barcelona

Barcelonë, 9 maj 2023 (MIA) - Mesfushori i Barcelonës, Serhio Buskets vendosi të largohet nga klubi më 30 qershor pas skadimit të kontratës së tij, shkruan "Marka".

Sot futbollisti për këtë vendim i ka informuar bashkëlojtarët e vet. Thuhet se udhëheqësia e Barcelonës pret të shpallet kampion në Spanjë para se publikisht ta kumtojë lajmin.

Buskets është "fëmijë" dhe kapiten aktual i Barcelonës. Ai gjendet në klub që nga viti 2005 dhe prej atëherë ka luajtur në 713 ndeshje për ekipin e parë.

Këtë sezon Buskets ka luajtur në 39 ndeshje në të gjitha garat dhe ka pasur katër asistime. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR