• e premte, 05 dhjetor 2025

Burime palestineze: Të paktën 11 palestinezë të vrarë në sulmet izraelite në Gazë

Burime palestineze: Të paktën 11 palestinezë të vrarë në sulmet izraelite në Gazë

Gazë, 22 shtator 2025 (MIA) - Forcat izraelite nga mëngjesi i sotëm vranë të paktën 11 palestinezë në Rripin e Gazës duke përfshirë shtatë persona të vrarë në qytetin e Gazës, raporton Al Xhezira, duke cituar burime mjekësore në terren. 

Vrasjet e fundit u regjistruan në spitalin Al-Aksa në qytetin Deir el-Balah, ku u transferuan dy trupa dhe persona të lënduar pasi sulmi ajror izraelit goditi tendën për persona të zhvendosur në zonën Al-Savarha, në jugperëndim të Nuseiratit në Gazën qendrore. 

Burime të shërbimeve të emergjencës thanë dhe se dy persona u vranë në një sulm me dron izraelit në fshatin Tal al-Hava, në jugperëndim të qytetit të Gazës. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR