Britania e Madhe premtoi edhe 19 milionë funta ndihmë për Rripin e Gazës
- Britania e madhe premtoi plotësisht 19 milionë funta (24 milionë dollarë) ndihmë financiare për Rripin e Gazës, pasi që sekretarja britanike për Zhvillim, Analiz Dods e përshkruajti situatën atje si "katastrofike", lajmëroi DPA.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:14, 2 dhjetor, 2024
Londër, 2 dhjetor 2024 (MIA) - Britania e madhe premtoi plotësisht 19 milionë funta (24 milionë dollarë) ndihmë financiare për Rripin e Gazës, pasi që sekretarja britanike për Zhvillim, Analiz Dods e përshkruajti situatën atje si "katastrofike", lajmëroi DPA.
Pritet që Dods t'i vizitojë territoret palestineze dhe Izraelin si pjesë e udhëtimit treditor që do të fillojë sot me konferencë humanitare në kryeqytetin Kajro.
Financimi i ri do ta sjellë shumën e përgjithshme të siguruar ga Britania për palestinezët në 99 milionë funta, kumtoi Zyra për komunitet tejoqeanik dhe zhvillim. Në shumë janë përfshirë edhe 12 milionë funta për Zyrën e Kombeve të Bashkuara për koordinim të çështjeve humanitare dhe Programit botëror për ushqim.
Dods pritet të takohet me kryeministrin palestinez, Mohamed Mustafa dhe ta vizitojë kampin e refugjatëve në Bregun Perëndimor, para se të largohet drejt Izraelit, ku do të ketë takikme me zyrtarë dhe do t'u bëjë thirrje autoriteteve izraelite të sigurojnë që ndihma të arrijë në Gazë.
Ministrja britanike duhet të takohet edhe me familjet e pengjeve britanike të rrëmbyera nga Hamasi.
"Situata në Gazë është katastrofike. Banorët në Gazë kanë nevojë tejet të madhe për ushqim dhe strehim, siç po afrohet dimri", paralajmëroi Dods.
"Konferenca në kajro do të jetë mundësi që të merren mendime kryesore në këtë temë dhe të propozohen zgjidhje të vërteta për krizën humanitare", shtoi ajo. ab/