SHBA-ja njoftoi se nga 15 marsi sulmuan 800 caqe në Jemen dhe vranë qindra luftëtarë të Huthëve
- – SHBA-ja sulmoi më shumë se 800 caqe në Jemen nga mesi i marsit dhe vrau qindra luftëtarë të huthëve kryengritës, përfshirë edhe funksionarë të lartë. Këtë e publikoi dje Komanda Qendrore e SHBA-së, përgjegjëse për Lindjen e Mesme.
- Post By Fitore Curri
- 09:31, 28 prill, 2025
Uashington, 28 prill 2025 (MIA) – SHBA-ja sulmoi më shumë se 800 caqe në Jemen nga mesi i marsit dhe vrau qindra luftëtarë të huthëve kryengritës, përfshirë edhe funksionarë të lartë. Këtë e publikoi dje Komanda Qendrore e SHBA-së, përgjegjëse për Lindjen e Mesme.
“Sulmet shkatërruan disa objekte komandë dhe kontrolli, sisteme për mbrojtje ajrore, uzina të avancuara për prodhimin e armëve dhe depove të avancuara për armë”, njoftoi Komanda Qendrore.
“Edhe pse huthët vazhdojnë t’i sulmojnë anijet tona, operacionet tona e ulën tempon dhe efikasitetin e sulmeve të tyre. Lëshimi i raketave balistike u ul për 69 për qind”, ndërsa sulmet me dronë kamikazë ‘u ulën për 55 për qind”, shtohet në kumtesë. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s