Koreja e Veriut konfirmoi se ka dërguar ushtarë në Rusi që të luftojnë kundër Ukrainës
- – Koreja e Veriut për herë të parë zyrtarisht konfirmoi se ka dërguar ushtarë të saj në Rusi për mbështetje të Moskës në luftën kundër Ukrainës, në kuadër të marrëveshjes së tyre për mbrojte të ndërsjellë, informon agjencia koreanojugore Jonhap.
- Post By Fitore Curri
- 08:31, 28 prill, 2025

Phenian, 28 prill 2025 (MIA) – Koreja e Veriut për herë të parë zyrtarisht konfirmoi se ka dërguar ushtarë të saj në Rusi për mbështetje të Moskës në luftën kundër Ukrainës, në kuadër të marrëveshjes së tyre për mbrojte të ndërsjellë, informon agjencia koreanojugore Jonhap.
Sipas agjencisë koreanoverioere shtetërore të lajmeve KCTA, dërgesa e ushtarëve ishte urdhëruar nga lideri Kim Xhong-un.
Ky është konfirmimi i parë zyrtar në praninë e ushtarëve koreanoveriorë në Rusi, disa muaj pasi mijëra ushtarë të tyre ishin shpërndarë në Zonën Kursk për veprime luftarake.
“Operacionet për lirimin e zonës Kursk për të sprapsur sulmin aventurist të autoriteteve ukrainase në Federatën Ruse përfunduan me sukses”, njoftoi KCTA, duke shtuar se pjesëtarët e forcave të armatosura morën pjesë në operacionet me urdhër të Kim Xhong-un.
Në javët e kaluara forcat ukrainase u tërhoqën në këtë rajon, përderisa armata ruse dalëngadalë përparonte.
Forcat ukrainase paraprakisht kishin marrë disa qindra kilometra katrorë në territor rus, duke përfshirë edhe një stacion kyç të pompës për transport të gazit rus drejt Evropës.
Liderët ukrainas e arsyetuan këtë ofensivë me qëllim që ta marrin qëndrim më të mirë negociues. Shpejt pastaj, presidenti Volodomir Zelenski propozoi shkëmbim territorial, të cilin Moska e refuzoi menjëherë. fc/
Foto: Arkivi