SIPRI: Bota ka shpenzuar 2,7 trilionë dollarë rekord për mbrojtje në vitin 2024
- Shpenzimet ushtarake globale arritën në 2,72 trilionë dollarë në vitin 2024, një rritje prej 9,4 për qind krahasuar me vitin 2023 dhe rritja më e madhe që nga fundi i Luftës së Ftohtë, theksohet në raportin e publikuar sot nga Instituti Ndërkombëtar i Stokholmit për Hulumtime Paqësore (SIPRI).
Stokholm, 28 prill 2025 (MIA) - Shpenzimet ushtarake globale arritën në 2,72 trilionë dollarë në vitin 2024, një rritje prej 9,4 për qind krahasuar me vitin 2023 dhe rritja më e madhe që nga fundi i Luftës së Ftohtë, theksohet në raportin e publikuar sot nga Instituti Ndërkombëtar i Stokholmit për Hulumtime Paqësore (SIPRI).
Rritja e tensioneve gjeopolitike ka çuar në rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në të gjitha rajonet. Rritja më e madhe është vërejtur në Evrop dhe Lindjen e Afërt.
"Më shumë se 100 vende rritën buxhetet e tyre ushtarake në vitin 2024", kumtoi SIPRI. Instituti paralajmëron se fokusi në sigurinë ushtarake në kurriz të fushave të tjera të buxhetit mund të ketë pasoja serioze për shoqëritë në të ardhmen.
Lufta në Ukrainë dhe dyshimet rreth angazhimit të Amerikës ndaj NATO-s kanë rritur shpenzimet ushtarake evropiane për 17 për qind, duke tejkaluar nivelet që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
Rusia ka shpenzuar 149 miliardë dollarë për mbrojtje, që është 38 për qind më shumë se në vitin 2023 dhe dy herë më shumë se në vitin 2015, që përfaqëson 7,1 për qind të PBB-së dhe 19 përqind të shpenzimeve totale shtetërore.
Ukraina ka rritur shpenzimet e saj ushtarake për 2,9 përqind, në 64,7 miliardë dollarë, që është 43 përqind e shpenzimeve të Rusisë dhe 34 për qind e PBB-së së saj - pjesa më e madhe në botë.
SIPRI paralajmëron se Ukraina aktualisht i shpenzon të gjitha të ardhurat e mbledhura nga taksat për nevojat ushtarake, gjë që kufizon ndjeshëm kapacitetin e saj financiar për të rritur më tej shpenzimet ushtarake.
Shpenzimet ushtarake të SHBA-së janë rritur për 5,7 për qind në 997 miliardë dollarë, që është 66 për qind e të gjitha shpenzimeve nga shtetet anëtare të NATO-s dhe 37 për qind e shpenzimeve ushtarake globale. ls/
Foto: Arkiv