• e mërkurë, 28 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Britania e Madhe dhe Franca e akuzuan Putinin për ngecje të negociatave paqesore në Ukrainë

Britania e Madhe dhe Franca e akuzuan Putinin për ngecje të negociatave paqesore në Ukrainë

Londër/Paris, 4 prill 2025 (MIA) - Britania e Madhe dhe Franca e akuzuan presidentin rus, Vlladimir Putin për anulimin e negociatave paqesore në Ukrainë dhe kërkuan që ai t'i japë përgjigje menjëherë SHBA-së.

Rusia e hodhi poshtë ofertën e Uashingtonit për një armëpushim të plotë 30-ditor, pasi Kremlini zyrtar të hënën njoftoi se Moska i konsideron përpjekjet për t'i dhënë fund luftës me Ukrainën si një "proces të gjatë".

"Në vlerësimin tonë, Putini vazhdon të zvarritet", i tha ministri britanik i Punëve të Jashtme Dejvud Lemi homologut të tij francez, Zhan-Noel Baro në selinë e NATO-s në Bruksel.

Lemi tha se në vend që të pajtohej me propozimin për armëpushim, lideri rus "vazhdon të bombardojë Ukrainën, popullsinë e saj civile, strukturat e saj energjetike".

"Ne të shohim Vlladimir Putin, e dimë se çka po bën", tha shefi i diplomacisë britanike.

Baro, nga ana e tij, tha se Ukraina u dakordua me kushtet për armëpushim tre javë më parë dhe se tani Rusia "i detyrohet SHBA-së një përgjigje". Presidenti amerikan, Donald Tramp shprehu zhgënjimin me homologun e tij rus dhe presidentin ukrainas, Vollodimir Zelenski, pasi ai premtoi se lufta shpejtë do të përfundojë.

Sipas ministrit francez të Punëve të Jashtme, Rusia nuk ka treguar asnjë qëllim për t'i dhënë fund fushatës së saj ushtarake. Baro përkujtoi se të hënën Putin nënshkroi dekret për të thirrur 160.000 rekrutë në armatë.

Lemi dhe Baro premtuan se do të vazhdojnë të ndihmojnë përforcimin e forcave të armatosura ukrainase.

Britania e Madhe dhe Franca janë iniciatorë të idesë së formimit të një force shumëkombëshe për të monitoruar respektimin e paqes së ardhshme në Ukrainë. Liderët e ushtrive, të cilat janë të gatshme për t'iu bashkuar iniciativës së njohur si "koalicion i të përgatiturve" pritet të takohen sot në Kiev. Ministrat e mbrojtjes të NATO-s do të takohen të enjten e ardhshme në selinë e aleancës në Bruksel. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR