• e hënë, 23 dhjetor 2024

Borrell mori pjesë në donacionin e një sistemi për çminim nga BE-ja për Ukrainën 

Borrell mori pjesë në donacionin e një sistemi për çminim nga BE-ja për Ukrainën 

Bruksel, 7 shkurt 2024 (MIA) - Derisa lufton kundër agresorit, Ukraina në të njejtën kohë edhe ripërtërihet, me ç'rast çminuesit e saj ndërmarrin detyrën jashtëzakonisht të rrezikshme, por thelbësore, që ta pastrojnë territorin e çliruar nga minat vdekjeprurëse, të cilat i kanë lënë prapa tyre agresorët rus, deklaroi sot përfaqësues i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borrell në Kiev në ceremoninë e dorëzimit të sistemit për pastrimin mini DOK-ING MB-10, i cili është donacion nga Unioni për Ukrainën.

"Kam nder që mundemi me këtë pajisje evropiane ta bëjmë punën më të sigurt dhe më efikase të çminuesve ukrainas. Së bashku mundemi të ndihmojmë të shpëtojmë jetë dhe të kontribuojmë për një të ardhme më të mirë për Ukrainën", tha Borrell gjatë dorëzimit të donacionit Shërbimit ukrainas shtetëror special transportues.

Donacioni është në kuadër të pakos për mbështetje të BE-së për çminim për Ukrainën në vlerë prej 25 milionë euro. Deri më tani BE-ja si pjesë e kësaj pakoje të Ukranës dhe dhuroi pajisje bazike për ekipe çminuese, automjete speciale piroteknike dhe sisteme të automatizuara për çminim.

Sistemi për çminim me telekomandë MB-10 përdoret për pastrimin e minave kundërkëmbësorike dhe antitanke, si dhe mjete tjera shpërthyese është i goditur për punën në sipërfaqe të mëdha. MB-10 mund të çminojë deri në 4000 metra katror në orë.

Borrell, i cili nga dje qëndron për vizitë dyditore në Ukrainë, gjatë ditës së djeshme e ka vizituar Qendrën e Misionit të BE-së për trajnim të forcave ukrainase të sigurisë, ku sot është zbatuar një stërvitje e 150 pjesëtarëve të Policisë nacionale dhe Gardës nacionale.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së gjatë vizitës theksoi se këta pjesëtarë të stërvitur të forcave ukrainase të sigurisë do të zbatojnë trajnim të mijërave kolegëve të tij, që është tregues për orvatjet e BE-së për stabilizimin e territoreve të çliruara nga okupimi rus.  mb/

Foto: EBC

QËNDRONI TË LIDHUR