• e premte, 28 qershor 2024

Borel: Agresioni rus kundër Ukrainës e ndryshoi historinë e Evropës, por jo edhe gjeografinë

Borel: Agresioni rus kundër Ukrainës e ndryshoi historinë e Evropës, por jo edhe gjeografinë

Bruksel, 24 shkurt 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Zhozep Borel, me rastin e dvjetorit të luftës në Ukrainë, tha se BE-ja është në anën e Kievit prej fillimit të konfliktit i cili, siç theksoi, e ndryshoi historinë e Evropës, por jo edhe përmes rrugës së dhunshme, gjeografinë e saj.

"Shënimi i dyvjetorit të agresionit brutal rus ndaj Ukrainës. BE-ja është në anën e popullit ukrains që nga ai mëngjes tragjik që e ndrysshoi historinë e Evropës, por nuk do ta ndryshojë sërish përmes dhunës gjeografinë e saj", shkroi sot Borel në platformën X.

Forcat ruse e sulmuan Ukrainën më 22 shkurt 2022, duke e filluar ofenzivën më të madhe ushtarake në Evropë, pas Luftës ë dytë botërore, që rezultoi me së paku 10.000 viktima në civilë dhe qindra mijë ushtarë të vrarë, 3,6 milionë persona të zhvendour në brendësi dhe 6,3 miionë refugjatë ukrainas në vende të tjera. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR