• e hënë, 23 dhjetor 2024

Haris: Amerikanët duhet të përqendrohen në arritjet e Bajdenit, jo në debatin

Haris: Amerikanët duhet të përqendrohen në arritjet e Bajdenit, jo në debatin

Atlanta, 28 qershor 2024 (MIA) - Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Haris, pas debatit të parë të mbrëmshëm mes kandidatëve për president, Xho Bajden dhe Donald Tramp, deklaroi për Si-En-En se amerikanët duhet të fokusohen në atë që presidenti Xho Bajden ka arritur për vendin në mandatin e tij, ndërsa jo në paraqitjen e tij të mbrëmbshme.

"Po flas për tre vjet e gjysmë punë që ishin jashtëzakonisht të rëndësishme, historikisht", deklaroi Haris për Si-En-En.

“A është i tillë çdo ditë presidenti që pamë sonte në atë skenë?, e pyeti prezantuesen.

Haris deklaroi se Bajden është një person me të cilin bashkëpunon çdo ditë, se ai është dikush që punon në atë mënyrë për t'i sjellë njerëzit në Dhomën ovale - republikanë dhe demokratë - pavarësisht nga përkatësia e tyre politike dhe se arrin t'i sjellë në kompromis.

"Kjo është e jashtëzakonshme. Në ditët e sotme kjo thjesht nuk ndodh, por Xho Bajden mund ta bëjë këtë", tha Haris.

Ajo përmendi edhe disa arritje të tjera të Bajdenit, si forcimi i aleancës së NATO-s dhe hapja e vendeve të punës. ls/

Foto: EPA 

 



QËNDRONI TË LIDHUR