• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pekston: Në Samitin në Uashington NATO do të dalë me deklaratë për kërcënimet mbi sigurinë botërore

Pekston: Në Samitin në Uashington NATO do të dalë me deklaratë  për kërcënimet mbi sigurinë botërore

Uashington, 28 qershor 2024 (MIA) - Në samitin e ardhshëm të NATO-s në Uashington shefat e qeverive të 32 vendeve anëtare të Aleancës do të dalin me një deklaratë të përbashkët për kërcënimet ndaj sigurisë botërore, deklaroi mbrëmë në një brifing Xhej Pakston, zëdhënës i Komandës Aleate për Transformimin e NATO-s (AKT).

Samiti i NATO-s në Uashington do të mbahet nga 9 deri më 11 korrik, ndërsa me rastin e 75 vjetorit të formimit të Aleancës.

Brifingu ishte pjesë e vizitës së gazetarëve në bazën detare të Norfolk, bazën më të madhe detare në botë, selinë e Komandës së Forcave Detare të SHBA-së (FFC) ku janë ankoruar më shumë se mbi 75 anije luftarake, nëndetëse dhe aeroplanmbajtëse. Në Norfolk ndodhet dhe selia e AKT dhe Komandës së Forcave të Përbashkëta (JFC), dy komandat e vetme të NATO-s në Amerikën e Veriut.

Pakston theksoi se qëllimi kryesor i strategëve dhe ekspertëve të AKT është të parashikojnë dhe të pengojnë kërcënimet me të cilat përballet Aleanca, veçanërisht me luftën në Ukrainë dhe përpjekjet e Kinës për të vendosur ndikimin e saj në nivel global.

"Armët që do të nevojiten për dhjetë apo pesëmbëdhjetë vjet për të mbrojtur Aleancën nga të gjitha kërcënimet duhet të dizajnohen dhe krijohen tani", deklaroi Pakston.

Sipas Xhef Hjuz, zëvendësadmiral dhe zëvendës shefi i kabinetit për zhvillimin e aftësive, AKT po punon për zhvillimin e luftës.

"Për të parashikuar se si do të duket e ardhmja. Për shembull si do të duket nëndetësja e së ardhmes. Të përpunohen të gjitha metodat e parandalimit (të kundërshtarëve)", deklaroi Hjuz.

Sipas tij, nga dhjetori i vitit 2023 NATO po zhvillon një Koncept për luftimet Kapstoun (NVCC)ndërsa  që lidhet me zhvillimin e luftës dhe mundësinë për angazhim.

"Ky koncept mbështet përpjekjet e Aleancës për të forcuar aftësitë e saj parandaluese dhe qëndrimin e mbrojtjes, dhe ofron udhëzime për zhvillimin e përparësive ushtarake të NATO-s", deklaroi Hjuz.

AKT udhëhiqet nga gjenerali me katër yje Filipe Lavinj. Komanda është formuar në vitin 2003 menjëherë pas sulmeve terroriste në SHBA më 11 shtator të vitit 2001. rq/

 

QËNDRONI TË LIDHUR