• e hënë, 08 korrik 2024

Blumberg: SHBA-ja do t'i dërgojë Ukrainës sisteme raketash balistike taktike me rreze veprimi të gjatë

Blumberg: SHBA-ja do t'i dërgojë Ukrainës sisteme raketash balistike taktike  me rreze veprimi të gjatë

Uashington, 3 tetor 2023 (MIA) - SHBA-ja po përgatitet t'i dërgojë Ukrainës një numër të pacaktuar raketash balistike taktike të armatosura me municion klaster, lajmëroi sot Blumberg.

Dërgesa e sistemeve do të ndodh menjëherë pas lejes së marrë nga presidenti Xho Bajden.

Dag Bush, ndihmës sekretar i armatës për furnizime, tha se SHBA-ja "është e gatshme për këtë për një kohë të gjatë dhe është gati për dërgim të shpejtë".

Sipas prodhuesit amerikan "Lokid Martin", sistemet raketore taktike të armatës ATACMS tokë-tokë janë të afta të qëllojnë objektiva në distancë më të madhe nga sistemet tjera të raketave. Këto sisteme të armatosura kanë projektilë të drejtuara me saktësi me rreze veprimi të gjatë dhe janë të afta të sulmojnë objektiva në pozicionet armiqësore", tregon prodhuesi.

Projektilët ATACMS për herë të parë ishin sistemuar gjatë operacionit ushtarak amerikan kundër Irakut në vitin 1991.

Në ndërkohë, pas financimit të përkohshëm të miratuar nga qeveria amerikane, Kongresi vazhdon bisedimet për ndihmë ushtarake për Ukrainën. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR