• e diel, 30 qershor 2024

Blumberg: Oligarkët rusë tërhoqën të paktën 50 miliardë dollarë nga Evropa pas fillimit të luftës në Ukrainë

Blumberg: Oligarkët rusë tërhoqën të paktën 50 miliardë dollarë nga Evropa pas fillimit të luftës në Ukrainë

Moskë, 14 shtator 2023 (MIA) - Oligarkët rusë tërhoqën dhjetëra miliardë dollarë nga Evropa nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë nën presionin e sanksioneve dhe thirrjeve ndërkombëtare të presidentit Vladimir Putin që ta kthejnë pasurinë e tyre në vend, informon Blumberg.

Në gusht, aksionerët e United Medical Group Cyprus dhe MD Medical Group Investments, të kontrolluar nga Igor Shilov dhe Mark Kurtcer, miratuan transferimin e kompanive nga Qiproja në Rusi.

Sipas Blumberg, kjo e rrit vlerën e mjeteve të trasferuara nga rusët e pasur nga Evropa në vende të tjera pas shkurtit të vitit 2022 në më shumë se 50 miliardë dollarë. 

Ky veprim e ndërpren traditën e gjatë të miliarderëve rusë të cilët dëshirojnë t'i ruajnë mjetet e tyre në Evropë, duke i shfrytëzuar kushtet tërheqëse për investim, tatimet e ulëta dhe mundësitë që të përfitojnë dividenta në valuta të huaja. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR