• e mërkurë, 13 nëntor 2024

Blinkeni pasdite në Shkup

Blinkeni pasdite në Shkup

Shkup, 29 nëntor 2023 (MIA) - Sekretari shtetëror amerikan, Entoni Blinken sot pasdite duhet të mbërrijë në Shkup, ku do të marrë pjesë në Këshillin e 30-të Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë - OSBE, që mbahet prej sot e deri më 1 dhjetor. 

Blinkeni pjesëmarrjen në samitin e OSBE-së do ta fillojë me takim me shefin e diplomacisë dhe kryesues i OSBE-së, Bujar Osmani. Ai në Shkup duhet të mbërrijë nga Brukseli, ku merr pjesë në Takimin Ministror të NATO-s, ndërsa pas takimit me Osmanin, sekretari shtetëror amerikan është planifikuar të marrë pjesë në takim joformal i cili i paraprin Këshillit Ministror, i cili zyrtarisht fillon nesër. Pas Shkupit Blinkeni do të shkojë për në Izrael. 

Në paralajmërimin e Departamentit të Shtetit për vizitën e Blinkenit në Shkup bëhet e ditur se ai do ta konfirmojë përkushtimin e fuqishëm të SHBA-së dhe OSBE-së dhe misionin e saj themelor për avancimin e sigurisë, qëndrueshmërisë dhe bashkëpunimit ndërmjet shteteve, me theks të veçantë në të drejtat e njeriut dhe zgjidhjes së kontesteve. Sekretari Blinken, gjithashtu, do ta theksojë rolin kyç të OSBE-së në avancimin e sigurisë gjithpërfshirëse në rajon dhe do ta falënderojë Maqedoninë e Veriut për rolin e saj të liderit. 

Takimin e ministrave në Shkup e shënon pikërisht pjesëmarrja e diplomatëve të parë të SHBA-së dhe Federatës Ruse, Entoni Blinken dhe Sergej Lavrov, që e bën një nga ngjarjet e rralla në të cilën do të gjenden të dy në një vend të njëjtë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë në shkurt të vitit 2022. Deri më tani nuk ka paralajmërim për takim të Blinkenit dhe Lavrovit. 

Високи американски и руски дипломати денеска ќе одржат нова рунда разговори за украинската криза, додека Русија продолжува да распоредува големи воени сили на границата со поранешната советск

Ndihmës sekretari shtetëlëror amerikan për Evropën dhe Euroazinë, Xhejms O'Brajan, tha në një konferencë për media në Uashington më herët se Blinkeni do të udhëheqë delegacionin amerikan në Takimin Ministror në Shkup, ku do të diskutojë mbështetjen për Ukrainën me homologët e tij nga OSBE, por pala amerikane nuk e di se si do të veprojë në rast se paraqitet edhe ministri rus i Punëve të Jashtme, Lavrov.

"Delegacionin amerikan do ta kryesojë sekretari shtetëror Blinken. Ai do të jetë aty të mërkurën menjëherë pas përfundimit të takimit të ministrave të NATO-s. Presim që të angazhohet në diskutim të mirë me kolegët nga OSBE-ja për mbështetjen për Ukrainën", theksoi O,Brajan. 

Për ardhjen e shefit të diplomacisë të Federatës Ruse Lavrov, vendi ynë dhe Bullgaria përkohësisht i suspenduan sanksionet e vendosura nga BE-ja për fluturime të aeroplanëve rusë për shkak të agresionit rus në Ukrainë. 

Pas pranisë së konfirmuar të Lavrovit, forumin vendosën ta bojkotojnë ministrat e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitri Kuleba dhe të vendeve baltike - Estonia, Letonia e Lituania. 

Në samit, prezencën e ka konfirmuar edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhosep Borrell, i cili dje tha se do të marrë pjesë në darkën zyrtare, por më pas do të duhet të kthehet shpejt për shkak të takimeve të tjera në Bruksel. Ai tregoi se nuk do të bisedojë me ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Lavrov dhe theksoi se çështja kryesore e sanksioneve të reja evropiane kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë ka përfunduar dhe shprehu shpresën se vendimi përkatës do të miratohet në dhjetor. 

Високиот претставник на ЕУ за надворешна политика и безбедност, Жозеп Борел денеска потврди дека Унијата ќе продолжи да го поддржува одржувањето на мирот и стабилноста во БиХ, нагласувајќи де

Në ngjarjen më të madhe politike - diplomatike e organizuar në vend që nga pavarësia, do të marrin pjesë 76 delegacione nga 57 vende anëtare dhe shtete partnere të Organizatës.

Në takimin ministror priten vendime për zgjedhjen e kryesuesit për vitin 2024, për çka në takimin përgatitor të ambasadave të 57 vendeve anëtare këtë javë në Vjenë është arritur koncensus që ajo të jetë Malta, ndërsa duhet të vendoset edhe për buxhetin, si dhe për emërime për pozitat kyçe në institucionet e OSBE-së. fc/

Fotografitë: Arkivi i EPA-s dhe MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR