• e hënë, 23 dhjetor 2024

Angellovi: Shteti është i përgatitur për reshjet e ardhshme të borës, autoritetet nuk do të befasohen

Angellovi: Shteti është i përgatitur për reshjet e ardhshme të borës, autoritetet nuk do të befasohen

 Shkup, 13 nëntor 2024 (MIA) - Shteti është i përgatitur për sezonin e ardhshëm të dimrit dhe reshjet e borës, ndërsa qytetarët duhet të përdorin pajisje dimërore në automjetet e tyre dhe nëse nuk kanë nevojë urgjente të mos udhëtojnë gjatë paralajmërimit  për reshje të dendura, theksoi drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza Stojançe Angellovi në një konferencë për media pas takimit me përfaqësuesit e trupit koordinues.

Ai u ka bërë apel qytetarëve që çdo vit të veçojnë faktet nga opinionet e zakonshme në rrjetet sociale, se bora ka befasuar sërish institucionet kompetente. Kapacitetet për pastrimin e borës, theksoi, nuk janë aspak për t'u nënvlerësuar dhe nuk janë më të dobëta në krahasim me rajonin. 

 "Këtë vit institucionet kompetente nuk do të befasohen, sepse nga ajo që kemi dëgjuar nga ky takim, kapacitetet e ndërmarrjeve publike për rrugët shtetërore dhe për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve magjistrale dhe rajonale janë plotësisht të përgatitura. Numri i kamionëve është i mjaftueshëm për territorin e shtetit, si dhe gjatësinë e rrugëve që kemi. Njëkohësisht biseduam për nevojën e ndalimit të komunikacionit në disa pika kritike, veçanërisht para kalimeve në rast të borës, që MPB-ja të dërgojë ekipe të përforcuara", tha Angellovi.

 Qytetarët, theksoi, duhet të përdorin pajisje dimërore, goma dimërore dhe të kenë zinxhirë.

"Por rekomandimi më i mirë është nëse nuk kanë nevojë urgjente, ndërsa në të njëjtën kohë, të ndjekin rregullisht parashikimet e DPHM-së, të cilat janë jashtëzakonisht të sakta, të mos dalin pa nevojë në rrugët ku ka qafa malore, gjegjësisht të cilat rrugë kalojnë nga mbi 1.000 metra mbi nivelin e detit", theksoi Angellovi. 

DMSH, sipas tij, ka në dispozicion dy ekipe me të ashtuquajturat automjetet ATV, të cilat janë të pajisura me pajisje për të arritur në terrene të vështira, nëse është e nevojshme për t'i dhënë ndihmë një qytetari të rrezikuar. Dy automjete të tilla ka edhe Kryqi i Kuq, gjegjësisht shërbimi i tyre i shpëtimit në Ohër.  

 Nëse donjë qytetar ngec në çdo pikë të vendit, mund të telefonojë në numrin 112, nëse ka linjë telefonike, dhe të kërkojë ndihmë nga  QMK do t'i kontaktojë institucionet kompetente.

Foto: Printskrin 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR