• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zhernovski demanton se nuk i ka dorëzuar letrat kredenciale në MPJ-në rumune, paralajmëroi se do të padisë për shpifje

Zhernovski demanton se nuk i ka dorëzuar letrat kredenciale në MPJ-në rumune, paralajmëroi se do të padisë për shpifje

Shkup, 13 nëntor 2024 (MIA) - Ambasadori në Rumani, Andrej Zhernovski, demanton se nuk i ka dorëzuar letrat kredenciale për ambasador në Bukuresht, pasi që dje në konferencë për shtyp, shefi i diplomacisë, TImço Mucunski, dukee arsyetuar vendimin për tërheqjen e shtatë ambasadorëve, mes tjerash tha se Zhernovski "formalisht-juridikisht, asnjëherë as që është bërë ambasador në Bukuresht, sepse nuk ka dorëzuar letra kredenciale".

"Pasi që nga mediumet kuptova se, si ambasador, jam rrahur nëpër pritje zyrtare në Rumani, për çka pasoi padi private nga ana ime, dje në mënyrë të njejtë mësova një lajm të ri - se kam qenë ambasador "në mënyrë të paligjshme". Nuk e di se prej nga ato mediume, kush ua ka thënë këtë tezë "gjeniale", por e di se me dikë prej tyre do të duhet të shihemi në gjykatë. Jo se e dua atë, por dzhet të vendoset rend, sepse shpifja dhe dëmtimi i imazhit të dhe integritretit të dikujt është punë skajshmërisht serioze, sa edhe publikuesit apo transmetuesit, ndaj këtyre të pavërtetave, të mos i posedojnë karakteristikat e cekura", kumtoi Zhernovski në faqen e tij në Fejsbuk.

Si dëshmi për gënjeshtrat tragjikomike, shton ai, sot e publikoj fotografinë nga dorëzimi i letrabe të mia kredenciale në MPJ-në rumune.

"Plotësisht, atje ku do të nevojitet, do ta parashtroj edhe letërnjoftimin tim në Rumani, u cili jepet diplomatëve, në të cilin shkruan se jam ambasador i RMV-së në Bukuresht. I njejti është lëshuar nga Ministria rumune e Punëve të Jashtme. Më vjen shumë keq që, për shkak të procedurave të brendshme në MPJ-në tonë, kuptueshëm, nuk guxoj të jap deklarata zyrtare derisa zgjatë mandati im i ambasadorit. Kuptohet, kur të prëfundojë i njejti, me kënaqësi dhe me pasion do t'i hapim të gjitha temat. Deri atëherë, me ata të cilët përhapin gënjeshtra dhe shpifje, do të shihemi në gjykatë", tha Zhernovski.

Dje ministri Mucunski, lidhur me ambasadorët Ljubomir Fërçkovski në KB, Andrej Zhernovski në Bukuresht dhe Vesel Memedi në Romë, tha se ambasadori Fërçkovski dha dorëheqje, por kjo, shtoi, nuk do të thotë se këtu kanë përfunduar procedurat rreth revizionit të brendshëm për punën financiare, sepse, tha, ajo është një çështje krejtësisht tjetër.

"Lidhur me ambasadorin Zhernovski, dhe ambasadorin Memedi po zhvillohen procedura të brendshme në suaza të Ministrisë së Punëve të Jashtme, në pajtim me Ligjin për punë të jashtme dhe në mënyrë adekuate do të informoheni kur të përfundojnë ato procedura. Formalisht juridikisht Memedi akoma është ambasador. Formalisht juridikisht, ambasadori Zhernovski asnjëherë as që është bërë ambasador në Bukuresht, sepse nuk ka dorëzuar letra kredenciale, prëderisa Fërçkovski është ambasador në dorëheqje", sqaroi Mucunski. аb/

Foto: Fejsbuk Andrej Zhernovski

 

QËNDRONI TË LIDHUR