"Biseda teknike" mes Turqisë dhe Izraelit për shmangie të një përleshje midis trupave të tyre në Siri
- Turqia dhe Izraeli kishin "bisedime teknike" me qëllim të parandalimit të një përleshjeje midis trupave të tyre në Siri, deklaroi sot një përfaqësues i paemëruar i Ministrisë turke të Mbrojtjes.

Ankarë, 10 prill 2025 (MIA) - Turqia dhe Izraeli kishin "bisedime teknike" me qëllim të parandalimit të një përleshjeje midis trupave të tyre në Siri, deklaroi sot një përfaqësues i paemëruar i Ministrisë turke të Mbrojtjes.
Izraeli është i shqetësuar për rritjen e pranisë ushtarake turke në Siri. Turqia gjithashtu mbështet qeverinë e re siriane dhe planifikon të ndërtojë një bazë të përbashkët ushtarake turko-siriane për trajnim.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dy ditë më parë deklaroi se bazat ushtarake turke në Siri paraqesin "rrezik për Izraelin".
Izraeli ka frikë se udhëheqja e re islamike e Sirisë përbën një kërcënim të ri dhe ka krijuar një zonë tampon në territorin sirian.
Paraprakisht, shefi i diplomacisë turke, Hakan Fidan deklaroi se Turqia "nuk ka ndërmend të shkaktojë konflikt në Siri, jo vetëm me Izraelin, por edhe mi cilin do vend tjetër”. Por, ai shtoi se Ankaraja "nuk mund ta shohë Sirinë të ekspozuar ndaj trazirave të brendshme ose provokimeve, të cilat do të rrezikonin sigurinë kombëtare të Turqisë".
Netanjahu këtë javë u përpoq të fitonte mbështetje nga presidenti amerikan Donald Tramp kundër Turqisë, por Tramp lavdëroi Erdoganin për "marrjen e Sirisë" dhe veprimin e tij si një ndërmjetës i mundshëm midis dy vendeve. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s