Bi-Bi-Si: Kina filloi ofensivë diplomatike në Azinë Juglindore në kushte të trukeve tregtare me SHBA-në
- – Kina filloi ofensivë diplomatike në Azinë Juglindore në kushte të kontestit të ashpërsuar tregtar me SHBA-në, analizon Bi-Bi-Si.
- Post By Fitore Curri
- 10:30, 15 prill, 2025

Londër, 15 prill 2025 (MIA) – Kina filloi ofensivë diplomatike në Azinë Juglindore në kushte të kontestit të ashpërsuar tregtar me SHBA-në, analizon Bi-Bi-Si.
Presidenti kinez Si Xhinping mbërriti në Vietnam, ku u takua me liderin e Partisë Komuniste To Lam dhe kryeministrin Fam Min Çin. Në bisedime, Si bëri thirrje për kundërshtim të përbashkët të “abuzimit të njëanshëm” që të ruhet sistemi global i tregtisë së lirë, transmeton agjencia kineze “Sinhua”.
Gjatë vizitës, Kina dhe Vietnami nënshkruan 45 marrëveshje të cilat përfshijnë zona si zinxhirë të furnizimit, infrastrukturë dhe inteligjencë artificiale. Si së shpejti shkon për Malajzi, ndërsa gjatë javës do ta vizitojë edhe Kamboxhën. Vizita vjen në një moment të ndjeshëm për rajonin, i cili është nën presion të rritur tregtar nga Uashingtoni. SHBA-ja para pak kohësh shpalli pauzë 90-ditore për vendosje të doganave të reja, të cilat deri më tani arritën deri 49 për qind për eksportin nga disa vende në rajon, përderisa për eksportin kinez në SHBA tashmë është vendosur doganë prej 145 për qind.
Ky udhëtim është pjesë e strategjisë më të gjerë të Pekinit për forcimin e ndikimit në Azinë Juglindore në kohë të marrëdhënieve të përkeqësuar tregtare dhe politike me SHBA-në. Kina ka lidhje të fuqishme ekonomike me vendet e ASEAN, lidhje rajonale e dhjetë vendeve, të cilat tani janë nën presion të zgjedhin anë në kontestin mes SHBA-së dhe Kinës, shkruan Bi-Bi-Si.
Presidenti amerikan Donald Tramp, i cili u kthye në pushtet, e fuqizoi politikën e doganave të filluar në mandatin e tij të parë. Si rezultat, shumë kompani kineze e transferuan prodhimtarinë në vende si Vietnami dhe Kamboxha që t’i shmangin doganat amerikane. Vlerësohet se një e katërta e eksportit kinez tani shkon përmes vendeve të treta.
Megjithatë, këto vende tani zhvillojnë bisedime të tyre tregtare me Uashingtonin, ndërsa Pekini frikësohet se SHBA-ja ka mundësi që t’i shfrytëzojë që t’i detyrojnë që të dakordohen në kushte të cilat do ta përjashtonin Kinën nga zinxhirët e furnizimit. Por humbja e tregut amerikan, për vendet e rajonit, do të ishte goditje e vështirë. Për shembull, eksporti në SHBA përbën rreth 30 për qind të PBB-së së Vietnamit, pastaj humbja e tregut amerikan do të shkaktonte probleme serioze ekonomike.
Për këtë Si filloi ofensivë diplomatike që t’i sigurojë partnerët rajonalë se Kina është aleate e qëndrueshme dhe e besueshme ekonomike. Në konferencën e fundit për politikën e jashtme, ai theksoi se marrëdhëniet me Azinë Juglindore janë “themel kyç për zhvillimin dhe prosperitetin e Kinës”.
Ministria kineze e Punëve të Jashtme, përmes portalit Lin Xhain, theksoi se Kina dhe vendet e rajonit janë “fqinj të mirë, miq dhe partnerë me të ardhme të përbashkët”. Kina, gjithashtu, i thekson investimet e saj në infrastrukturën rajonale, veçanërisht projektet hekurudhore, për dallim të SHBA-së, të cilët para pak kohësh e ulën buxhetin për Agjencinë për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Në këtë garë ekonomike ndërmjet Pekinit dhe Uashingtonit, Si Xhinping dëshiron që vendet nga Azia Juglindore të zgjedhin qartë anë dhe të jenë të vetëdijshëm për çmimin e zgjedhjes së saj. fc/
Foto: Arkivi