• e enjte, 16 maj 2024

Belgu Vanhojte do të jetë ndërmjetësi për hapjen e rrugës së negociatave të vendit me BE-në

Belgu Vanhojte do të jetë ndërmjetësi për hapjen e rrugës së negociatave të vendit me BE-në

Shkup, 7 maj 2024 (MIA) - Belgu Piter Vanhojte, me nismë të presidencës belge me BE-në do të realizojë një projekt në linjën Shkup-Sofje, përkatësisht do të jetë ndërmjetës lehtësuses, me të cilin do të hapet rruga për ndryshimet kushtetuese dhe do të sigurohen garanci se nuk do të ketë më frena në rrugën e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut.

Vanhojte, në deklaratë për “Nezavisen”, sqaron se projekti është nën kapelën e BE-së, por financohet nga qeveria belge, e cila beson në dobinë e bisedimeve dhe bërja e kompromiseve. Projekti që do të drejtohet nga Vanhojte do të menaxhohet dhe organizohet nga Instituti Evropian për Studime të Sigurisë dhe nuk ka afat, përkatësisht do të qëndrojë i hapur deri në arritjen e qëllimeve.

Projekti do të ketë dy komponentë, ku i pari është ndërmjetësimi për marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, i cili duhet të heqë çështjet e hapura dhe t'i hapë rrugën negociatave të vendit me BE-në. Komponenti i dytë është ndërtimi i kapaciteteve institucionale në vend, me fokus në trajnimin e politikanëve të rinj, të cilët duhet të ndryshojnë mënyrën e funksionimit të politikës në vend, pra ta afrojnë atë me demokracitë e Evropës Perëndimore.

"Qëllimi im kryesor do të jetë të sigurohet se procesi i anëtarësimit të Maqedonisë në BE nuk do të bllokohet më", paralajmëroi Vanhojte për  "Nezavisen", me mesazh se " është i hapur për të gjitha opsionet, do të dëgjojë të gjitha kërkesat dhe do të përpiqet të gjejë zgjidhje.

Për fillim Vanhojte paralajmëron se do të bisedojë me përfaqësuesit e të gjitha partive relevante politike në vend për të dëgjuar kërkesat e tyre dhe eventualisht propozime me mesazhin se është i hapur për çdo propozim që do të ndihmojë në arritjen e progresit rreth zhbllokimit të negociatav me BE-në dhe çështje tjera. Pas Shkupit, ai do të shkojë në takime të ngjashme edhe në Sofje.

Vanhojte, më herët ishte i angazhuar në vend si ndërmjetësues për Marrëveshjen e Përzhinos dhe vazhdoi me një projekt në Kuvendin e Maqedonisë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR