• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bekteshi: Asgjë nuk do të ndryshojë në thirrjet për furnizuesin universal dhe Çebrenin, as nuk ekziston invazion grek në sektorin energjetik në vend

Bekteshi: Asgjë nuk do të ndryshojë në thirrjet për furnizuesin universal dhe Çebrenin, as nuk ekziston invazion grek në sektorin energjetik në vend

Shkup, 27 dhjetor 2023 (MIA) - Nuk do të ketë ndryshime në thirrjet për furnizuesin universal dhe Çebrenin. Nëse dikush nënshkruan një marrëveshje të tillë, për të ndryshuar thirrjet publike, do t'i nënshtrohet veprës penale dhe drejtësia dhe prokuroria tashmë do të kenë punë këtu, tha sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Në lidhje me furnizuesin universal, siç theksoi Bekteshi, kushtet dhe kriteret janë përcaktuar në mbledhjen e qeverisë, tashmë është formuar Komision dhe asgjë nuk do të ndryshojë. Në lidhje me Çebrenin, Qeveria vendosi të mos ndryshojë asgjë, andaj nëse kompania është dakord me ato kritere, ka mundësi të nënshkruajë kontratën deri më 31 dhjetor dhe nëse jo, atëherë duhet të aktivizohet garancia bankare e dhënë sipas kritereve të parashtruara  fillimisht.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Bekteshi theksoi dhe se nuk ka invazion të kompanive greke në sektorin energjetik të Maqedonisë. Përkundrazi, theksoi ai, sipas të dhënave të Ministrisë së Ekonomisë, kompanitë vendase investojnë në energji më shumë, veçanërisht në fushën e burimeve të rinovueshme të energjisë.

Në lidhje, me punësimet në EMV, Bekteshi ka sqaruar se bëhet fjalë për transformimin e vendeve të punës nga koha fikse në atë në afat të pacaktuar.

"Ndryshimet në thirrjen publike për furnizues universal nuk mund të ndodhin, ato janë konstatuar në seancë të qeverisë dhe është formuar Komision. Ndryshime të tilla nuk do të bëhen. Ndryshimi kryesor në kohën e shpalljes së thirrjes është se nuk mund të jepet një përqindje më e lartë se 11.5 për qind, që është përqindja ekzistuese e furnizuesit universal. Jam i bindur se me transparencë dhe me mënyrën e shpalljes së thirrjes, kjo përqindje do të jetë nën 10 për qind. Ata që plotësojnë kushtet janë të ftuar të marrin pjesë në thirrje dhe nuk do të ketë ndryshime të kritereve", nënvizoi ministri.

Ai tha se nuk ka informacione për një invazion eventual grek në vend.

"Maqedonia e Veriut ka ekonomi të hapur, transparente dhe thirrje të hapura publike për të gjithë palët e interesuara dhe nevojat e shtetit. Kompanitë të cilët i përmbushin kriteret dhe kërkesat nga ana e institucioneve shtetërore dhe kompanive, por nuk do të isha dakord që të ketë invazion grek dhe as që mund të ndodhë. Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Greqinë në fushën e bashkëpunimit ekonomik dhe nëse kjo do të ndodhë në fushën e energjetikës do të varet nga kriteret", tha Bekteshi.

Për Çebrenin, Bekteshi përsëriti se nuk do të ketë asnjë ndryshim në thirrje.

"Duke pasur parasysh se kushtet janë përcaktuar kur u shpall thirrja për Çebren, vendosëm të mos ndryshojmë asgjë. Siç vlen për furnizuesin universal, ashtu është edhe për Çebrenin. Nëse kompania pajtohet me këto kritere, ka mundësi të nënshkruajë kontratën deri në datën 31 dhe nëse jo, atëherë kontrata duhet të zgjidhet edhe pse nuk është nënshkruar, por garancia bankare e dhënë sipas kritereve të paraqitura fillimisht do të të aktivizohet. Nuk kam informacione për kompanitë private, por se çfarë duhet të bëjnë institucionet që punojnë sipas thirrjeve publike. Ai që do të nënshkruante një marrëveshje të tillë, për modifikimin e thirrjeve publike do t'i nënshtrohej një vepre penale për të cilin do të duhej të merreshin drejtësia dhe prokuroria publike", ka thënë Bekteshi. rq/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR