• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Tryezë e rrumbullakët "Verë turistike e sigurt në Ballkan 2025"

Tryezë e rrumbullakët

Shkup, 7 qershor 2025 (MIA) – Në organizim të Organizatës Ndërkombëtare të Policisë në Maqedoni (IPO) sot do të mbahet tryezë e rrumbullakët “Verë turistike e sigurt në Ballkan 2025”. Motoja është “Siguria fillon nga ne”. 

Në hapje, siç është paralajmëruar, do të marrin pjesë profesionistë nga sfera e sigurisë, përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme, agjenci turistike dhe delegacione nga sindikata ndërkombëtare dhe organizata të policisë. 

Sipas organizatorit, qëllimi është ngritja e vetëdijes së faktorëve në vendimmarrje dhe veprim për sigurinë e njerëzve gjatë verës dhe sezonit të verës në vitin 2025. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR