• e martë, 05 nëntor 2024

BE-ja ndan 140 milionë euro mbështetjen e popullit afgan

BE-ja ndan 140 milionë euro mbështetjen  e popullit afgan

 Bruksel, 20 shtator 2023 (MIA) - Bashkimi Evropian ka vendosur të lëshojë 140 milionë euro ndihmë për plotësimin e nevojave ekzistenciale elementare të afganëve në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe bujqësisë dhe për fuqizimin ekonomik të grave në Afganistan.

Vendimi për lirimin e mjeteve, të ngrira në dhjetor të vitit 2022 si reagim i vendimit të autoriteteve talebane për t'i ndaluar gratë afgane të punojnë në organizata joqeveritare, vjen pas një analize gjashtëmujore për përcaktimin  e mënyrave që do të garantojnë që ndihma të arrijë tek ata për të cilët është destinuar. 

Komisarja evropiane për Partneritetet Ndërkombëtare, Juta Urpillainen, e cila ndodhet në Nju-Jork si pjesë e delegacionit të BE-së që merr pjesë në punën e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, deklaroi se në gjashtë muajt e fundit bashkësia ndërkombëtare ka gjetur një mënyrë si ta dorëzojë " në mënyrë të dëshpëruar mbështetjen e nevojshme për gratë, vajzat dhe grupet e tjera të cenueshme”. 

 "Ishte e vështirë të gjendet mënyrë në situatën gjithnjë e më të vështirë në Afganistan. Megjithatë, kjo mënyrë ofron zgjidhje për ekzistencë për miliona njerëz, ndërkohë që de fakto nuk e njeh pushtetin e talebanëve", tha Urpilainen.

Sipas njoftimit të KE-së, mjetet e BE-së do të vazhdojnë të dorëzohen përmes agjencive të KB-së, Bankës Botërore dhe organizatave ndërkombëtare joqeveritare që punojnë në terren në Afganistan. "Mbështetja financiare ka për qëllim të sigurojpë ndihmë për nevojat themelore të popullit afgan në prag   të sfidave shqetësuese me të cilat përballen në vend", shtohet në kumtesë.. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR