BDI: Agjencia Rubikon – sinonim i fshehjes institucionale
- Në protestën e organizuar nga familjarët e të rinjve që humbën tragjikisht jetën në Koçan, para dy ditësh, u paraqitën informacione tronditëse të cilat deri më tani nuk janë mohuar dhe as shpjeguar nga institucionet kompetente.
- Post By Besnik Shuki
- 12:47, 21 prill, 2025

21 prill
Në protestën e organizuar nga familjarët e të rinjve që humbën tragjikisht jetën në Koçan, para dy ditësh, u paraqitën informacione tronditëse të cilat deri më tani nuk janë mohuar dhe as shpjeguar nga institucionet kompetente.
Prindërit e viktimave publikisht shtrojnë pyetje për rolin e agjencisë së sigurimit “Rubikon” dhe për Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Këto pyetje e vendosin Ministrinë e Brendshme në qendër të përgjegjësisë.
Prandaj, Bashkimi Demokratik për Integrim u drejton pyetje të drejtpërdrejta institucioneve kompetente, për të cilat opinioni publik ende pret përgjigje:
- A ka pasur “Rubikon” licencë të vlefshme për të vepruar si agjenci sigurimi?
- Sa prej të punësuarve të saj janë të licencuar dhe çfarë trajnimi kanë marrë?
- Cilat objekte apo ngjarje të tjera i ka siguruar kjo agjenci
- A ka qenë ndonjëherë objekt i kontrollit inspektues? Kush e ka realizuar kontrollin dhe me çfarë rezultatesh?
- Pse policia nuk ka reaguar, edhe pse në objektin – nën sigurimin e “Rubikon” – ka pasur të mitur pas mesnate, shitje dhe konsum të lirë të alkoolit, përdorim të mjeteve piroteknike dhe prishje të rendit publik
Këto nuk janë pyetje me karakter politik ditor, por kërkesa për llogaridhënie elementare institucionale.
BDI kërkon një hetim urgjent, të detajuar dhe transparent për rolin e agjencisë “Rubikon” në tragjedi, për lidhjet e saj me institucionet shtetërore dhe për dështimin e MPB-së për të vepruar në mënyrë adekuate.
Bashkimi Demokratik për Integrim
_____________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.