• e premte, 05 dhjetor 2025

Ibrahimi: Aktivisti, votuesi, eksponentët e ASH-së të mos ndjekin rrugën që të çon te Ali Ahmeti!

Ibrahimi: Aktivisti, votuesi, eksponentët e ASH-së të mos ndjekin rrugën që të çon te Ali Ahmeti!

Shkup, 12 maj 2025

Lideri i Alternativës, Dr.Zeqirija Ibrahimi, në podcastin Fol në TV Festa, ka folur edhe për aktivistin e Aleancës për shqiptarët duke theksuar se i dhimbset aktivisti i ASH-së nga veprimet e fundit të Taravarit.

“Neve, më shumë se ai, na dhimbset aktivisti i ASH-së. Na dhimbset votuesi i ASH-së i cili pa të drejtë sot prej liderit të tyre është vënë në pozitë që ti shërbejë BDI-së. Unë andaj e shfrytëzoj rastin që ti ftoj të gjithë votuesit, aktivistët, eksponentët e lartë të ASH-së që të mos e ndjekin rrugën që e ka marr zoti Taravari sepse ajo është rrugë që e ka fundin te Ali Ahmeti. Ata e kanë vendin te VLEN-i dhe VLEN-i është rruga në të cilën ata kanë investuar dhe ata duhet t`i shijojnë sukseset tona të përbashkëta”, deklaroi midis tjerash Ibrahimi.

Foto: Arkivi i MIA-s

____________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR