• e premte, 05 dhjetor 2025

Kris Pavllovski: Fokusoheni te energjia, inteligjenca artificiale dhe kriptovalutat dhe do të keni prosperitet të madh

Kris Pavllovski: Fokusoheni te energjia, inteligjenca artificiale dhe kriptovalutat dhe do të keni prosperitet të madh

 Shkup, 12 maj 2025 (MIA) - Ka shumë mundësi për investim në Maqedoni, vendi mund të jetë Zvicra e Ballkanit. Fokusoheni te energjia, inteligjenca artificiale dhe kriptovalutat dhe do të keni shumë prosperitet në shtet. Mund të bëheni Zvicra e ardhshme për gjeneratat e ardhshme. Mund të ndihmoj me punësim, të sjell biznese ose investime. Mendoj se Maqedonia nuk duhet të shqetësohet aq shumë për pjesën tjetër të botës, nuk duhet të shqetësohet aq shumë për BE-në, apo për ndonjë vend tjetër në botë, por duhet të shqetësohet për veten, dhe se mund të jetë Zvicra e Ballkanit, apo në botë, porositi Kris Pavllovski, drejtor i kompanisë "Rambëll".

"Zvicra shumë mirë e përdor perceptimin se është neutrale, dhe mendoj se edhe Maqedonia mund ta bëjë të njëjtën gjë. Mendoj se mund në këtë mënyrë të prosperojë, ngjashëm me atë që bëri El Salvadori në Amerikën Qendrore. Mendoj se Maqedonia ka potencialin të jetë një shtet neutral që do të qëndrojë larg zhvillimeve politike dhe do të fokusohet në ekonominë e vendit, do të heqë barrierat për qytetarët dhe kjo duhet të jetë fokusi", vlerësoi Pavllovski në TV Sitel.

Ai tha se është njoftuar me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe se prindërit e tij janë me origjinë nga Maqedonia. 

 "Prindërit e mi janë nga këtu, babai im është nga Prespa, nëna ime është nga Mariova, të dy vijnë nga fshatrat e këtyre zonave dhe kam një lidhje të shkëlqyer me këtë vend, e dua Maqedoninë dhe dua të bëj gjithçka që ajo të përparojë, të sjell sa më shumë njohuri të jetë e mundur, madje investova në kompani këtu në vitin 2011, punësuam shumë njerëz, madje edhe Rambëll ka shumë njerëz këtu. Gjithmonë mendoj për Maqedoninë dhe mënyrat për të ndihmuar. Kryeministri aktual është një nikoqir i shkëlqyer, pranon ide dhe  dhe këto marrëdhënie i zhvillojmë gjatë viteve të fundit. Ai është një person i shkëlqyer", tha Pavllovski.

 Sipas tij, kjo duhet parë përmes prizmit të "mos prit që qeveria të bëjë gjithçka për ty, por puno shumë për veten dhe shtetin tënd, dhe mund të jetë një vend i shkëlqyer".

 "Nëse e hapni tregun - sektori bankar ishte një sektor i madh, një nga më të mëdhenjtë në botë, Zvicra e kapitalizoi  nga ajo. Sektori i ri që po ngrihet tani është bota e kriptovalutave, i gjithë legjislacioni që Amerika po përpiqet të miratojë për momentin. Nëse Maqedonia bëhet vendi i parë në Evropë që miraton ndryshimet ligjore dhe lejon kompanitë e kriptovalutave të vijnë këtu, do të ketë shumë kompani që do të largohen nga Evropa vetëm për të ardhur në Maqedoni. Sipas meje, duhen vetëm ligje të mira. Ekziston një mundësi reale në digjitalizim dhe mendim përpara në inteligjencën artificiale dhe kriptovalutat. Nëse Maqedonia është përpara në legjislacion, kjo natyrshëm do të sjellë njerëz dhe biznese", thotë Pavllovski.

 Ai theksoi se ka rreth 100 njerëz të cilët punojnë në kompaninë "Kosmik development" në Manastir, ndërsa sa i përket "Rambëll" planifikojnë të bëjnë shumë këtu.

"Vlerësojmë kapacitetet e qendrave të të dhënave, mundësitë për investime në energji, shumë gjëra të ndryshme në të cilat mund të zgjerohemi dhe të bëjmë shumë më tepër", tha Pavllovski. 

 Pavllovski, ndërkaq, në një intervistë për TV Telma, e cila do të transmetohet nesër, mohon se ai e ka organizuar dhe paguar vizitën e delegacionit të Maqedonisë së Veriut në Uashington për inaugurimin e Trampit.

 Lidhur me tarifat më të larta nga SHBA-të, Pavllovski në intervistë për Telmën pohon në atë pjesë nuk mund të ndërhyjë ose të ndikojë në asnjë mënyrë, sepse nuk është politikan, por zbuloi edhe se ku dëshiron të investojë në Maqedoni.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR