• e mërkurë, 28 gusht 2024

Bastisje në Veleshtë, gjendet pistoletë

Bastisje në Veleshtë, gjendet pistoletë

Shkup, 19 tetor 2023 (MIA) - MPB njoftoi se dje rreth orës 15:30, në fshatin Veleshtë-Strugë, nëpunës policorë të Stacionit Policor Strugë e kanë privuar nga liria A.I. (36). Gjatë bastisjes së automjetit dhe shtëpisë së tij, e kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe sekeustruar një pistoletë prodhimi çek me kalibër 6,35 mm, karikator me pesë plumba kalibër 6,35 mm dhe 33 plumba kalibër 9 mm.

Personi është në mbajtje në stacion policor kurse pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR