Përfaqësuesit e VLEN-it pritën delegatët e American Council of Young Political Leaders (ACYPL)
- Sot në Tetovë, patëm kënaqësinë të mirëpresim delegatët e American Council of Young Political Leaders (ACYPL): Thomas Beadle, Lauren Campbell, Jeremy Gray, Laurie Pohutsky, Stephanie Reyes, Megan Ronk, dhe Pete Seat.
- Post By Fami Bajrami
- 17:30, 28 gusht, 2024
Shkup, 28 gusht 2024
Sot në Tetovë, patëm kënaqësinë të mirëpresim delegatët e American Council of Young Political Leaders (ACYPL): Thomas Beadle, Lauren Campbell, Jeremy Gray, Laurie Pohutsky, Stephanie Reyes, Megan Ronk, dhe Pete Seat.
Delegatët u pritën nga përfaqësuesit e VLEN, të cilët janë alumni të ACYPL programit nga ambasada e SHBA-së në Shkup. Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, duke u shoqëruar me nderimet e merituara për miqtë tanë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë takimit, diskutuam një sërë temash politike dhe ndamë ide për të ardhmen. Shkëmbimi i mendimeve ishte i hapur dhe konstruktiv, ku u theksua rëndësia e bashkëpunimit të ndërsjellë.
Së bashku u dakorduam dhe pohuam se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dhe do të mbeten aleati ynë kryesor strategjik.
Vizita e delegatëve nga ACYPL ishte një mundësi e shkëlqyer për të forcuar marrëdhëniet tona dhe për të eksploruar mundësi të reja bashkëpunimi në të ardhmen.
Kaltrina Zekolli- Shaqiri, zëvendësministre e Transportit dhe Lidhjeve
________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.