• e enjte, 29 gusht 2024

Në "Tabanoc" dhe "Bogorodicë" për hyrje dhe dalje nga vendi pritet rreth 30 minuta

Në

Shkup, 28 gusht 2024 (MIA) - Në vendkalimet kufitare "Tabanoc" dhe "Bogorodicë" pritet rreth 30 minuta për hyrje dhe dalje nga vendi. Në vendkalimet tjera kufitare nga ana jonë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi, bën të ditur LAMM.

Qarkullimi në pjesë tjera të rrugëve shtetërore zhvillohet pa probleme, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është shtuar.

Rekomandohet rregullimi i shpejtësisë së lëvizjes, respektimi i sinjalistikës së komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR