• e hënë, 23 dhjetor 2024

Është lënduar një i burgosur, rrugës për në spital ka vdekur

Është lënduar një i burgosur, rrugës për në spital ka vdekur

Shkup, 28 gusht 2024 (MIA) - I burgosuri D.F. (35) nga Shkupi dje në Institucionin ndëshkues-përmirësues në Shkup ka thyer një xham, ka lënduar veten, pas së cilës i ka filluar gjakderdhja e madhe. Ai ka ndërruar jetë rrugës për në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”.

Siç informon sot MPB-ja, rasti dje, në orën 12:35, është raportuar në SPB Shkup nga Institucioni ndëshkues-përmirësues Idrizovë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në institucionin, në hapësirën për vizita.

Nga ana e mjekut është konstatuar vdekje, Kontroll është kryer nga ekipi inspektues i SPB Shkup dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR