Bastisje në Kavadar, gjendet drogë
- Nëpunës policorë të Zyrës së Jashtme për Çështje Kriminalistike Kavadar mbrëmë në ora 00:45 në sheshin e qytetit në Kavadar, i kanë privuar nga liria P.M. (24) dhe 21 vjeçaren R.I. të dy nga Kavadari, për arsye se gjatë kontrollit tek ata është gjetur dhe sekuestruar materie e bardhë.
- Post By Besnik Shuki
- 12:56, 3 shtator, 2023

Shkup, 3 shtator 2023 (MIA) - Nëpunës policorë të Zyrës së Jashtme për Çështje Kriminalistike Kavadar mbrëmë në ora 00:45 në sheshin e qytetit në Kavadar, i kanë privuar nga liria P.M. (24) dhe 21 vjeçaren R.I. të dy nga Kavadari, për arsye se gjatë kontrollit tek ata është gjetur dhe sekuestruar materie e bardhë.
"Më vonë, gjatë bastisjes së shtëpisë së P.M., e kryer me urdhër gjyqësor, është gjetur dhe sekuestruar marihuanë, sende me mbetje të marihuanës dhe të holla në apoenë dhe valuta të ndryshme", thuhet në kumtesën e MPB-së.
P.M. është në mbajtje në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës. bsh/
Foto: MIA arkiv