• e premte, 05 dhjetor 2025

Nëpërmjet Ministrisë së Politikës Sociale do të ndahen grante për të rinj dhe organizata rinore

Nëpërmjet Ministrisë së Politikës Sociale do të ndahen grante për të rinj dhe organizata rinore

Shkup, 6 maj 2025 (MIA) - Qeveria sot në mbledhjen e 77-të e shqyrtoi informacionin për miratimin e Propozim-programit për mbështetje financiare të projekteve nga lëmia e të rinjve dhe organizatave rinore për vitin 2025 përmes Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë. 

Siç informojnë nga shërbimi për informim i Qeverisë, përmes Ministrisë do të jepen grante për projekte në vlerë jo më të madhe se 300.000 denarë. 

"Projektet dhe aplikacionet duhet të jenë të orientuara drejt këtyre synimeve prioritare: forcimi i ndikimit të të rinjve në të gjitha proceset e vendimmarrjes në nivel lokal dhe kombëtar mbi bazën e një kornize ligjore të përshtatshme; njohja e punës rinore si një mjet kyç për ndihmën në zhvillimin pozitiv personal dhe social të të rinjve; ofrimi i njohurive dhe aftësive për arsimimin mediatik dhe digjital, që identifikojnë dezinformatat dhe artikulojnë interesat dhe qëndrimet e tyre si qytetarë aktivë në shoqëri me një vetëdije kritike të zhvilluar; rritja e vetëdijes dhe zbatimi i masave për reduktimin e dhunës ndërmjet të rinjve, dhunës së bazuar në gjini, sigurinë kibernetike dhe higjienën digjitale brenda institucioneve arsimore; krijimi i zgjidhjeve inovative për uljen e papunësisë së të rinjve dhe promovimin e masave për vetëpunësim dhe sipërmarrësi", bëhet e ditur në kumtesën e Qeverisë.

Nga Qeveria theksojnë se me qëllim që të ruhet transparenca, do të publikohet një thirrje publike, gjatë së cilës përfaqësuesit nga ministria dhe Sekretariati i Përgjithshëm do të shqyrtojnë aplikacionet dhe projektet, ndërsa shpërndarja e mjeteve do të bëhet sipas rregullores për shpërndarje. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR