• e premte, 24 janar 2025

Bashkimi Evropian për shkaqe sigurie e ndryshoi lokacionin e Samitit kushtuar mbrojtjes (PLT)

Bashkimi Evropian për shkaqe sigurie e ndryshoi lokacionin e Samitit kushtuar mbrojtjes (PLT)

Bruksel, 24 janar 2025 (MIA) – Për shkaqe sigurie Bashkimi Evropian hoqi dorë nga mbajtja e Samitit joformal të BE-së kushtuar mbrojtjes në kështjellën Shato de Limon në afërsi të qytetit belg Liezh dhe mori vendim takimi të mbahet në pallatin Egmont në Bruksel.

“Në bazë të vlerësimit të përditësuar të masave të nevojshme për sigurimin e vendit të mbajtjes, tubimi joformal i liderëve të BE-së më 3 shkurt 2025 është transferuar nga Pallati Egmont në Bruksel”, njoftoi Këshilli i BE-së.

Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta në fillim të këtij muaji ftoi liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së, si dhe kryeministrin britanik Kier Starmer dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute të marrin pjesë në takimin i cili do të mbahej më 3 shkurt në kështjellën "Limon" afër Liezhit.

Koshta paralajmëroi se e thirr këtë tubim për shkak të “nevojës dhe ndjenjës së urgjencës” për fuqizimin e mbrojtjes në Evropë, kur “agresioni rus në Ukrainë dhe rezistenca ndaj sulmeve hibride janë prioritete të përbashkëta”, për evropianët. 

“Kjo është hera e parë që liderët evropianë të grumbullohen në takimin kushtuar vetëm mbrojtjes që ta përgatisim terrenin për vendimet e ardhshme të cilat duhet t’i marrim dhe të sigurojmë drejtime politike për Librin e bardhë për mbrojtje të cilin e përgatisin Komisioni Evropian dhe përfaqësuesja e lartë (Kaja Kallas)”, shtoi Koshta. 

Sipas tij, Bashkimi Evropian duhet të bëhet edhe partner më i fuqishëm transatlantik në kuadër të NATO-s. 

“Është në interesin tonë të bëjmë më shumë në sferën e mbrojtjes. Të bëhemi më rezistues, më efikas dhe më autonomë dhe faktor më i sigurt në mbrojtje”, shtoi Koshta. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR