• e mërkurë, 30 tetor 2024

Bajden ka paralajmëruar Iranin se tentimi për vrasjen e Trampit do të ishte akt i luftës

Bajden ka paralajmëruar Iranin se tentimi për vrasjen e Trampit do të ishte akt i luftës

Uashington, 15 tetor 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden ka detyruar "në heshtje" Këshillin e tij të Sigurisë Kombëtare (NSC) që të paralajmërojë Iranin se SHBA-ja do të konsideroj çdo përpjekje për atentat ndaj ish presidentit amerikan Donald Tramp, si akt lufte, thuhet në raportin e Uashington post.

Pas skenës, administrata e presidentit Bajden dhe zëvendës presidentja Kamala Harris, thuhet, kanë bërë presion ndaj Iranit për t'i dhënë fund komploteve kundër Trampit dhe ish-anëtarëve të tjerë të administratës së tij në kushte të kërcënimeve të shtuara për sigurinë nga Irani, publikoi gazeta.

"Konsiderojmë se kjo është çështje e sigurisë kombëtare dhe vendore me prioritetin më të lartë dhe fuqishëm e dënojmë Iranin për këto kërcënime", theksohet në kumtesën e zëdhënësit të NSC-së, Shon Savet.

Sipas tij, nëse Irani sulmon ndonjë nga shtetasit amerikanë, duke përfshirë dhe ata që vazhdojnë t'i shërbejnë SHBA-së ose ata të cilët kanë shërbyer në të kaluarën, do të përballen me pasoja të rënda.

Shtëpia e Bardhë është përmbajtur nga paralajmërimi publik të Iranit se përpjekjet për të vrarë funksionar aktualë apo të mëparshëm amerikanë do të konsiderohet si akt lufte, por Bajden (81) i tha NSC-së se ai do t'i kumtojë privatisht, shkruan Uashington post. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR