Meta nga burgu: Nuk ka fuqi në botë ta ndal uraganin e lirisë
- Ish presidenti i Shqipërisë dhe lider i Partisë opozitare Partia e Lirisë, “Ilir Meta, reagoi nga burgu 313 në Tiranë, lidhur me protestën e mbrëmshme të opozitës, me bllokadë të gjashtë akseve kryesore rrugore kombëtare.
- Post By Besnik Shuki
- 09:36, 30 tetor, 2024
Tiranë, 30 tetor 2024 (MIA) – Ish presidenti i Shqipërisë dhe lider i Partisë opozitare Partia e Lirisë, “Ilir Meta, reagoi nga burgu 313 në Tiranë, lidhur me protestën e mbrëmshme të opozitës, me bllokadë të gjashtë akseve kryesore rrugore kombëtare.
Në publikimin në Fejsbuk, ku ka edhe fotografi me momente nga protesta, Meta iu falënderua pjesëmarrësve në tubim, duke theksuar se “shqiptarët me guxim qëndruan në përballje për ta marrë në dorë fatin e Shqipërisë.
“Falënderim dhe mirënjohje të përzemërt për qindra mijëra shqiptarë patriotë mbarë vendin që u ngritën në këmbë me guxim dhe me ndjenjë të fortë patriotike e kombëtare, në përballje pa kthim me Narkoshtetin, për të marrë në dorë fatet e Shqipërisë.”, shprehet Meta.
Mbrëmë vonë falënderim dërgoi edhe Flamur Noka, sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike.
“I frikësuam! Sot ishte ditë e zezë për narko regjimin! Kanë vendosur narko polici që ta frikësojnë opozitën. Mosbindja qytetare filloi të jap fryte. Mosbindja qytetare do të jap zgjidhje për Shqipërinë dhe shqiptarët”, tha ai.
Sipas tij, “Qeveria teknike është zgjidhja e vetme për Shqipërinë dhe shqiptarët”.
Opozita nga ora 17 deri ora 20 i bllokoi rrugët, në disa vende kishte përplasje mes policisë dhe pjesëmarrësve në protesta, janë djegur goma dhe kontejnerë. bsh/