• e premte, 22 nëntor 2024

Së paku 95 persona e humbën jetën në vërshimet në Spanjë

Së paku 95 persona e humbën jetën në vërshimet në Spanjë

Madrid, 30 tetor 2024 (MIA) - Së paku 95 persona e humbën jetën në vërshimet e mëdha që e kapluan Spanjën, gjë që e bën katastrofën më të madhe natyrore që e ka goditur vendin në kohët e fundit.

Shërbimet për raste urgjente në rajonin lindor të Valensisë e konfirmuan vdekjen e 92 personave. Edhe dy viktima janë paraqitur në rajonin fqinj Kastilja La mança, ndërkaq edhe një viktimë është paraqitur në Andaluzi.

Numri i të vdekurve me siguri do të rritet në mënyrë dramatike sepse rajonet e tjera fillimisht duhet të paraqesin viktimat dhe të vazhdojnë t'i kërkojnë rajonet e pakalueshme.

Stuhia me shi që filloi dje vazhdoi edhe sot, duke shkaktuar vërshime në Spanjën jugore dhe lindore, nga Malaga deri në Valensi. Policia dhe shërbimet për raste urgjente përdorën helikopterë për t'i shpëtuar njerëzit nga shtëpitë e tyre dhe gomonet për të arritur drejt shoferëve të ngujuar në automjete.

Në rajonet e goditura janë sistemuar personel shpëtimtar dhe mbi 1.100 ushtarë nga njësitë për raste urgjente të Spanjës. Qeveria spanjolle formoi shtab krize për t'i koordinuar përpjekjet shpëtimtare.

Qeveria spanjolle prej nesër shpalli tre ditë zie.

Spanja përjetoi stuhi të ngjashme vjeshtore në vitet e fundit, por, asnjëra nuk ishte si shkatërrimi gjatë dy ditëve të fundit. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR