• e enjte, 31 tetor 2024

Trampi i tha Netanjahut se dëshiron të përfundojë lufta në Gaza para mandatit të tij të ri presidencial

Trampi i tha Netanjahut se dëshiron të përfundojë lufta në Gaza para mandatit të tij të ri presidencial

Jerusalem, 30 tetor 2024 (MIA) - Ish presidenti amerikan Donald Tramp i ka thënë kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu se dëshiron që Izraeli ta përfundojë luftën në Gaza deri në kthimin e tij në funksion nëse fiton në zgjedhje, njoftuan dy burime në të cilat referohet "Tajms of Izrael".

Ky mesazh për herë të parë ishte transmetuar kur kandidati presidencial republikan ishte nikoqir i Netanjahut në Mar a Lago në Florida gjatë muajit korrik, deklaruan një ish funksionar i administratës së Trampit dhe një përfaqësues izraelit.

Edhe pse Trampi publikisht konfirmoi se i ka thënë Netanjahut që dëshiron fitore të shpejtë të Izraelit në luftë, burimet në të cilat referohet gazeta izraelite për herë të parë thonë se është vendosur afati përfundimtar për arritjen e atij qëllimi.

Ish përfaqësuesi zyrtar amerikan theksoi se Trampi nuk ishte konkret në apelin e tij për Netanjahun dhe se mund ta mbështesë "aktivitetin e mbetur" të ushtrisë izraelite në Gaza derisa lufta nuk përfundon zyrtarisht. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR