• e premte, 22 nëntor 2024

Sançez: E gjithë Spanja po qan, numri i viktimave nga përmbytjet tejkaloi 70

Sançez:  E gjithë Spanja po qan, numri i viktimave nga përmbytjet tejkaloi 70

Madrid, 30 tetor 2024 (MIA) - Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha në Spanjë pasdite u rrit në 72, njoftuan autoritetet vendase, pasi stuhitë lanë pjesë të mëdha të vendit nën ujë, raportoi DPA.

Kryeministri Pedro Sançez premtoi ndihmë urgjente për zonat e goditura nga katastrofa, duke i ofruar "të gjitha mjetet në dispozicion".

"Nuk do t'ju lëmë", tha Sançez, duke shtuar se "e gjithë Spanja po qan me ju", transmetoi agjencia gjermane.

Qeveria rajonale konfirmoi se të paktën 70 njerëz humbën jetën vetëm në rajonin lindor më të goditur të Valencias.

Edhe dy trupa u gjetën në rajonin fqinj Kastila-La Mança, ndërsa dhjetë njerëz ende janë të zhdukur.

Shërbimi Meteorologjik EAMET njoftoi se situata në Spanjë nuk do të lehtësohet plotësisht deri nesër.

Për shkak të përmbytjeve ose rrugëve të bllokuara, transmeton DPA, ekipet e shpëtimit po luftojnë fort për të arritur në zonat e goditura nga katastrofa.

"Për këto arsye, në Valensia, një pjesë e madhe e punës humanitare bëhet me helikopter", deklaroi Hoze Migel Baset nga brigada e zjarrfikësve në Valensia.

Shumë njerëz janë bllokuar në shtëpitë e tyre, zyra ose qendra tregtare dhe dërguan thirrje urgjente në rrjetet sociale. Shumica lajmërohen edhe në media sepse nuk mund të kontaktojnë me miqtë dhe familjarët. sa/

foto. EPA

QËNDRONI TË LIDHUR