• e enjte, 31 tetor 2024

Të paktën tre të vrarë në sulmet ruse ndaj Rajonit Herson

Të paktën tre të vrarë në sulmet ruse ndaj Rajonit Herson

Kiev, 20 tetor 2024 (MIA) – Në sulmet e djeshme ruse ndaj Rajonit Herson u vranë tre persona, ndërsa 15 janë lënduar, njoftoi në Fejsbuk shefi i Administratës Shtetërore Rajonale të Hersonit, Oleksandër Prokudin.

“Antonovka, Komisani, Pridneprovsk, Zelenivka, Çernobayevka, Sadov, Bilozerka, Stanislav, Mikilske, Berislav, Dudçani, Zolota Balka, Lvivi dhe Herson ishin nën zjarr dhe sulme ajrore të armikut”, bëri të ditur Prokuidin.

Sipas tij, cak i armatës ruse ishin objekte infrastrukturore kyçe, institucion arsimor, shitore dhe zona të banuara në vendbanime. 

Gjatë sulmeve janë dëmtuar tri ndërtesa dhe 30 shtëpi private, gazsjellës, garazhe, autobusë dhe automobila privatë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR