• e premte, 22 nëntor 2024

Kim Xhong-un: Lëshimi i raketës ndërkontinentale është paralajmërim deri te armiqtë

Kim Xhong-un: Lëshimi i raketës ndërkontinentale është paralajmërim deri te armiqtë

Phenian, 31 tetor 2024 (MIA) -  Koreja e Veriut njoftoi se sot ka testuar një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM), "armë strategjike më e fuqishme në botë" ndërsa Seuli ka paralajmëruar se Pheniani mund të marrë teknologji raketore nga Rusia për të ndihmuar në luftën në Ukrainë.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Xhong Un mori pjesë në lëshimin e raketës dhe tha se testi ishte një paralajmërim për armiqtë që kërcënojnë sigurinë e vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.

"Lëshimi testues është një veprim i përshtatshëm ushtarak që i shërben plotësisht qëllimit të informimit të rivalëve, të cilët kohët e fundit kanë përshkallëzuar qëllimisht situatën rajonale dhe përbëjnë një kërcënim për sigurinë e vendit tonë, për gatishmërinë tonë për të vepruar", tha Kim, cituar nga KCNA. 

Shfaqja e muskujve vjen mes dënimit ndërkombëtar për atë siç thotë Perëndimi, "dislokimi i 11,000 trupave të Koresë së Veriut në Rusi - 3,000 prej tyre pranë frontit ukrainas".

Një ditë më parë, Seuli dha ​​indikacione se Veriu mund të testojë një ICBM-në ose të kryejë një test të shtatë bërthamor rreth zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së të së martës, duke kërkuar të tërheq vëmendjen ndaj fuqisë së tij ushtarake në rritje.

Shin Seung-ki, udhëheqësi i hetimit ushtarak të Koresë së Veriut në Institutin shtetëror të Koresë për Analizat e mbrojtjes, tha se lëshimi ka të ngjarë të testojë performancën e përmirësuar të ICBM ekzistuese - ndoshta me ndihmën e Rusisë.

"Koreja e Veriut do të dëshirojë të vazhdojë të marrë këtë lloj ndihme, sepse kursen kohë dhe kosto, ndërsa përmirëson performancën dhe avancon stabilitetin e sistemit të saj të armëve," tha ai.

Lëshimi i cili ndodhi herët këtë mëngjes, ishte testi më i gjatë i një rakete balistike të Koresë së Veriut, me një kohë fluturimi prej 87 minutash, thonë ekspertët e Koresë së Jugut.

Raketa u lëshua nga një zonë pranë kryeqytetit Phenian dhe ra në det rreth 200 kilometra në perëndim të ishullit Okushiri të Japonisë pranë Hokaidos.

Ai arriti lartësinë prej 7,000 kilometra dhe fluturoi një distancë prej 1,000 kilometra, njoftoi Qeveria japoneze. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR