• e enjte, 25 korrik 2024

Azar: Nuk desha të shkoj diku të luaj vetëm për para

Azar: Nuk desha të shkoj diku të luaj vetëm për para

Paris, 19 tetor 2023 (MIA) - Ish lojtari i Çellsit dhe Real Madridit, Eden Azar sqaroi pse ka vendosur t'i japë fund karrierës profesionale.

"Nuk do të them se ishte vështirë të merret vendim për përfundimin e karrierës. Mendova një kohë dhe e kisha më lehtë. Kam aq punë jashtë futbollit, që ndikuan në marrjen e vendimit. Për këtë fillova të mendoj kur e përfundova karrierën në kombëtaren belge. Kalova një periudhë të vështirë në Real Madrid. Çdoherë thoja se do të përfundoj me futboll sapo të ndalem të zbavitem në fushë. Nuk dëshiroja të shkoj diku të luaj vetëm për para. Ky ishte vendimi më i mirë. Nuk më plotësonte më të stërvitem...Dhe nuk luaja më. Vendimi ishte i thjeshtë", deklaroi Azar për "L'avenir".

Më 10 tetor, Azar (32) në rrjetet sociale publikoi se po pensionohet. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR