• e shtunë, 11 maj 2024

Axhigogov: Grevë në FSSH nëse Këshilli drejtues sjell vendim për ulje të pagave për 21 për qind

Axhigogov: Grevë në FSSH nëse Këshilli drejtues sjell vendim për ulje të pagave për 21 për qind

Shkup, 29 janar 2024 (MIA) - Nëse Këshilli drejtues i Fondit për Sigurim Shëndetësor (FSSH) në mbledhjen e sotme vendos uljen e pagave të punonjësve me 21 për qind, ata do të futen në grevë në sportele do të punojë vetëm një person i cili do të marrë vetëm dokumentacion dhe nuk do të ketë pagesë të kapitacionit për mjekët amë, për barnat për farmacitë, për pagat në shëndetësinë publike si dhe shërbime të tjera, paralajmëroi Branko Axhigogov, kryetar i Organizatës sindikale të FSSH-së. 

Anëtarët e sindikatës para ndërtesës së Fondit presin rezultatin e vazhdimit të seancës së Këshillit drejtues që ka filluar më 4 janar për siç tha Axhigogov, propozimin joparimor që kërkon uljen e pagave të punëtorëve. 

"Nga 9 janari me rekomandim të Qeverisë, siç është paraparë, kërkohet ulje prej 21 për qind. Edhe pse Qeveria e rekomandon si korrigjim sipas buxhetit të miratuar, sipas kalkulimeve të shërbimeve të ekspertëve, kjo do të thotë që të gjithë punëtorëve t'u zvogëlohen pagat për 21 për qind", deklaroi Axhigogov.

Sipas tij, KD për momentin nuk mund të marrë vendim sepse, tha ai, është i ndarë, tre anëtarë janë pas nesh dhe një është kundër. Për t'u marrë vendim kërkohet shumicë prej katër anëtarësh.

Me vendimin preken 831 punonjës të FSSH-së dhe nëse do të ketë ulje të pagave, sipas Axhigogovit 25 për qind do të marrin pagë me me shumë nën pagën minimale, ndërsa 25 për qind sa pagën minimale.

Kryetari i Sindikatës së punëtorëve nga administrata, organet gjyqësore dhe shoqatat e qytetarëve (AOGJSH), Tërpe Deanovski tha se Qeveria nuk ka kompetencë të kërkojë asgjë nga Fondi i Shëndetësisë sepse është institucion i pavarur.

Ai përkujtoi se Sindikata dhe menaxhmenti kanë negociuar për tetë muaj dhe kanë arritur që të kenë rritje të pagave prej 15 për qind, por siç tha ai, “ministri i Financave Fatmir Besimi kërkoi, ndërsa Qeveria e mbështeti në kërkesën për uljen e pagave për 21 për qind”.

Buxheti i FSSH-së është mbi 46 miliardë denarë. qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR