• e premte, 28 qershor 2024

AUV: Në tregun e Maqedonisë nuk ka sanduiç me proshutë të kontaminuar me listeria

AUV: Në tregun e Maqedonisë nuk ka sanduiç me proshutë të kontaminuar me listeria

Shkup, 28 maj 2024 (MIA) - Agjencia për Ushqim dhe Veterinari njoftoi se deri tani nuk ka marrë notifikim përmes Sistemit evropian për raportimin e ushqimit të pasigurt dhe ushqimit të kafshëve (RASSF), se në tregun e Maqedonisë është plasuar sanduiç me proshutë 500 gramë me afat të përdorimit  31.05.2024, numri lot 1413100, për shkak të prezencës së përcaktuar të bakterit listeria monocitogenes, i cili sipas raportimeve të mediave po tërhiqet nga tregu në disa prej vendeve të rajonit.

 "Si institucion përgjegjës për sigurin e ushqimit, AUV-ja e ndjek gjendjen dhe nëse lind nevoja, në një kohë sa më të shkurtër, në interes të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, do të merren me kohë masat e nevojshme për tërheqjen e mundshme të produktit nga tregu", thonë nga AUV-ja. 

 Autoritetet kompetente në Serbi dhe në Kroaci sot njoftuan se tërhiqet sanduiçi me proshutë 500 gramë me afat të përdorimit 31.05.2024, për shkak të listeria monocitogenes. 

 "Bëhet fjalë për proshutë nga prodhimi slloven "Celjske mesnine" shpk, numri lot 1413100, ndërsa veledrogeria është METRO Cash &Carri shpk. Prodhimi nuk është në përputhje me Komisionin Rregullativ (EZ) nga 15 nëntori i vitit 2005 për kriteret mikrobiologjike për ushqimin, ndërsa njoftimi i referohet ekskluzivisht produktit të specifikuar", thuhet në njoftimin e Inspektoriatit Shtetëror të Serbisë. 

 Bakteria listeria monocytogenes shkakton sëmundjen infektive listeriozë, e cila mund të çojnë në lindje të parakohshme dhe abort gjatë shtatzënisë. Listerioza mund të prekë edhe sistemin nervor qendror. Bakteria gjendet në mjedis dhe në zorrët e gjitarëve (përveç njerëzve), zogjve, gaforreve dhe merimangave.

 Kjo bakterie mund të shumohet në temperatura mjaft të ulëta të ruajtjes (+4°C), ndërsa për shkak të rezistencës së saj të fortë dhe përqendrimit të lartë të klorurit të natriumit, listeria mund t'i mbijetojë proceseve të ndryshme të përdorura në përpunimin e ushqimit.

 Ushqimi i kontaminuar është rruga kryesore e transmetimit të këtij bakteri nga mjedisi te njerëzit. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR