• e premte, 22 nëntor 2024

Reagim i ASH-së pas shfuqizimit të balanserit: Këto lojëra dëmtojnë kohezionin ndëretnik dhe të drejtat e bashkësive etnike

Reagim i ASH-së pas shfuqizimit të balanserit: Këto lojëra dëmtojnë kohezionin ndëretnik dhe të drejtat e bashkësive etnike

Shkup, 28 qershor 2024

Qeveria jolegjitime filloi me realizimin e planit kundër përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve dhe bashkësive të tjera etnike në institucionet shtetërore. Sot Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, njoftoi për hapin e parë drejt shfuqizimit të Balanserit, duke kthyer përqindjen vetëm të personave rezident me çka përfaqësimi i shqiptarëve nuk do të jetë më 30%, por shkon një hap pas në 25%. Për të mos u kënaqur me kaq i njëjti paralajmëron edhe ndryshime ligjore për shfuqizim të plotë të këtij mekanizmi që është një ndër shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit.

Ndërkohë përballë këtij projekti të rrezikshëm dhe të dëmshëm për të gjitha bashkësitë etnike në vend, partitë e koalicionit që humbi zgjedhjet rijnë duarkryq dhe me gojë të mbyllur. Para syve të partive që quajnë veten shqiptare fillon diskriminimi dhe majorizimi më i rëndë pas dy dekadave që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit.

I bëjmë thirje qeverisje jolegjitime që të ndërpret urgjentisht këto lojra që cënojnë kohezionin ndëretnik, të drejtat e bashkësive etnike dhe mund të sjellin pasoja të rënda për të ardhmen. Kryeministri Hristijan Mickoski i cili i pari paralajmëroi heqjen e Balanserit, të mos mendojë se të gjithë shqiptarët janë sikur servilët e tij të cilët i zgjodhi vetë për partner të dëgjueshëm në projektet e tij ogurzeza.

Aleanca për Shqiptarët

________________________________________________________________________________________ 

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR