• e martë, 25 mars 2025

AUV dhe MPB në një magazinë në Maxhari ka gjetur 40 tonë produkte jo të sigurta të mishit

AUV dhe MPB në një magazinë në Maxhari ka gjetur 40 tonë produkte jo të sigurta të mishit

Shkup, 24 mars 2025 (MIA) - Pas marrjes së njoftimit nga MPB-ja se në lagjen Maxhari në Shkup funksionon ilegalisht një magazinë ushqimore, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AFV) në bashkëpunim me policinë kanë kryer kontroll të jashtëzakonshëm në një objekt ilegal ku mbaheshin ushqime me origjinë shtazore dhe joshtazore.

"Në objektin që shërbente si magazinë ushqimore, e cila nuk është e regjistruar në AUV si operator, shërbimet inspektuese të Agjencisë gjetën 40.751 kilogramë produkte të pasigurta (mish të thatë dhe ëmbëlsira), për të cilat është nxjerrë vendim dhe të cilat janë asgjësuar padëmshëm, njoftoi sot AUV.

Po ashtu, siç bëjnë të ditur nga AUV, në oborrin e magazinës ilegale, nga ana e MPB-së janë sekuestruar një mjet transporti - furgon, në të cilin janë gjetur 360 kilogramë ushqime të pasigurta dhe produkte ëmbëlsirash, të cilat po ashtu janë asgjësuar padëmshëm.

"Për zbardhjen e këtij krimi, në kuadër të procedurës dhe me qëllim marrjen e të gjitha informacioneve të nevojshme, AUV-ja ka ushtruar kontroll edhe te importuesi i produkteve të mishit të pasigurt të gjetur në magazinë ilegale. I gjithë dokumentacioni për importet e kryera, si dhe gjurmueshmëria e dërgesave është siguruar për një periudhë gjashtëmujore të fundit", thuhet në komunikatë.

Nga analiza e dokumentacionit, siç thuhet nga AUV, është konstatuar se disa prej produkteve kishin një sasi të shtuar të fosfateve, gjë që është vërtetuar nga gjetjet laboratorike nga mostrat e marra nga ngarkesat e importuara në vend, të cilat u analizuan në kuadër të programit të monitorimit të AUV për ushqimet e importuara.

"Dërgesat e mishrave të pasigurta ruheshin te distributori (në magazinën ilegale), i cili kishte detyrimin ligjor t'i asgjësonte ato në mënyrë të padëmshme, por nuk e ka bërë këtë, gjegjësisht për ata nga ana e një deponie të autorizuar i është lëshuar certifikatë fiktive për asgjësimin e produkteve të pasigurta", thuhet në komjunikatë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR