• e martë, 25 mars 2025

Mickoski: Ka edhe objekte shtetërore që nuk i përmbushin kushtet, pronarëve të lokaleve do t'u jepet kohë e mjaftueshme për t'i përmirësuar parregullsitë

Mickoski: Ka edhe objekte shtetërore që nuk i përmbushin kushtet, pronarëve të lokaleve do t'u jepet kohë e mjaftueshme për t'i përmirësuar parregullsitë

Shkup, 25 mars 2025 (MIA) - Pronarëve të lokaleve do t'u jepet aq kohë sa u nevojitet për t'i përmirësuar parregulsitë dhe gjatë asaj periudhe nuk do të punojnë. Por, ka edhe objekte shtetërore mes atyre që nuk i përmbushin kushtet e nevojshme për punë, ndërsa disa prej tyre janë ente të moshës parashkollore, tha sot kryeministri Hristian Mickoski.

Mickoski edhe njëherë përsëriti se do të përgjigjet secili që e ka shkelur ligjin, pavarësisht nëse personi është pjesë e ndonjë strukture politike apo jo, dhe këtu, përmendi, nuk duhet të ketë dilema.

Lidhur me moratoriumin për pronarët e lokaleve që i paralajmëroi dje, kryrministri sqaroi se mendohet për periudhën që do t'u jepet për t'i mënjanuar parregullsitë apo të mund të bëjnë diçka me çka do të adaptohe. Thelbi është, theksoi, të gjithë që parashtruan dokumente, t'i përmbushin edhe kushtet. 

Aksioni i MPB-së vazhdon, tha Mickoski dhe shtoi se qytetarët duhet të qëndrojnëtë qetë sepse "drejtësia po vjen". 

"Kur flasim për moratorium, flasim për periudhë kohore që do t'u jepet pronarëve për t'i mënjanuar parregullsitë apo të mund të bëjnë diçka me çka do të adaptohen ndoshta jo në diskotekë, kabare apo diçka tjetër. Po mendojmë çfarë periudhe do t'u jepet dhe atëherë ata nuk do të punojnë, por do ta shfrytëzojnë për t'i mënjanuar parregullsitë, kjo nuk mund të shndërrohet në 'gjykatë' sepse diçka që mbi 30 vite është bërë gabim, për 9 muaj po tentojmë ta kanalizojmë dhe ta vendosim në rregull, ky do të jetë një operacion voluminoz, gjatë ditëve të kaluara dëgjuat sa leje janë suspenduar dhe sa licenca dhe objekte janë mbyllur", deklaroi Mickoski, duke u përjgigjur në pyetje të gazetarëve pas vendosjes së gur-themelit të mega-parkut në Radishan.                            

Qeveria, shtoi, po bën gjithçka që të përmirësohet ajo që për tre dekada ishte e gabuar.

Operacioni është voluminoz, do të nevojitet kohë dhe prandaj do t'u japim kohë pronarëve të lokakeve. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për objekte private, ka edhe objekte shtetërore dhe shteti do të duhet të ketë një periudhë të caktuar për "t'i përmirësuar" ato objekte të cilat ishin ndërtuar apo vjedhur gjatë tre dekadave të kaluara. Nuk mund t'i numëroj të gjitha, por mund t'i them veprimtaritë: mosha parashkollore, shtëpi të pensionistëve, shkolla,..., kur janë ndërtuar apo rinovuar, në të vërtetë është vjedhur dhe prandaj ndryshonin Kodin penal me flamur evropian, e dinin se po vjen Qeveria e cila ka ndër mend të punojë, ndërsa ata që kanë vjedhur shtetin dhe popullin, t'i dënojë", theksoi kryeministri, duke përsëritur se periudha kohore që do t'u jepet pronarëve të lokaleve do të zgjasë aq sa nevojitet. ab/

foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR