• e mërkurë, 26 mars 2025

Procedura për shkarkimin e prokurorit publik aktualisht do të ndërpritet, tha kryeministri Mickoski

Procedura për shkarkimin e prokurorit publik aktualisht do të ndërpritet, tha kryeministri Mickoski

Shkup, 25 mars 2025 (MIA) - Kryeministri, Hristijan Mickoski sot deklaroi se procedura për shkarkimin e prokurorit publik do të ndërpritet në momentin deri aty ku ndodhet.

"Në këtë moment, duke marrë parasysh situatën e ndjeshme në shoqëri, planifikojmë ta ndalojmë atë procedurë aty ku është, sepse vlerësojmë që prokurorët që po punojnë posaqçrisht në rastin që ka ndodhur në Koçan duhet të punojnë dhe të bëjnë punën e tyre, t'u japim një shans të bëjnë punën e tyre. Kur thashë se jemi të kënaqur, realisht kam parë se ka pasur një aksion dhe punë të përbashkët në mes të MPB-së dhe Prokurorisë Publike, e cila rezultoi me 34 persona të siguruar, cilët kanë edhe dyshimin më të vogël se janë të ndërlidhur me këtë rast", tha Mickoski.

Ai theksoi se nuk do të ndalojë këtu, se rasti do të zgjerohet.

"Por gjithashtu opinioni publik është i ndjeshëm edhe për disa raste nga e kaluara që do të duhet t'i shohim, të presim, nëse Prokuroria Publike ka ambicie që edhe këtu të konstatojë disa parregullsi nga e kaluara dhe nëse ndoshta mund t'i rishikojë ato raste dhe të shohë nëse vërtet jemi të gjithë për drejtësi apo ajo drejtësi duhet të jetë selektive. Të shohim se a është arritur ndonjëherë ajo drejtësi apo ka qenë selektive, që ne si Qeveri ta inkurajojmë, kjo është punë e Prokurorisë, jo e jona si Qeveri, por e inkurajojmë që të ecë në atë drejtim dhe pa marrë parasysh se kush ka bërë çfarëso gabimi dhe ka vepruar në kundërshtim me ligjin duhet të sanksionohet", tha Mickoski.

Më 11 shkurt të vitit 2025, Qeveria ka marrë vendim që të inicojë procedurë për shkarkimin e Prokurorit publik të shtetit Kocevski, i cili në këtë pozitë është zgjedhur një vit më parë dhe mandati i tij zgjat gjashtë vjet. Ministria e Drejtësisë, duke vepruar pas përfundimit të seancës së 50-të të Qeverisë, ka përgatitur Projekt-mendimin për shkarkimin e Prokurorit publik të shtetit.mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR